Pa komision mirembajtje
Tarifa preferenciale per transaksionet
Transferta ne Leke dhe monedhe te huaj
Dega Virtuale ju mundëson shërbimet e mëposhtme në kohë reale:
- Transferta midis llogarive
- Transferta midis klientëve, brenda ose jashtë banke
- Pagesë taksash ose institucioneve të ndryshme, si TAP, TVSH, TATIM FITIM, etj.
- Pagesa të Utiliteteve;
OSHEE, UKT, ALBTELECOM, One Telecommunications Sha, VODAFONE, EAGLE, ABCOM, etj.
- Transfertat me SWIFT, ndërkombëtare në monedhë të huaj
- Transferta në LEK jashtë Bankës
- Karta: Shikoni veprimet e kryera në kartë që janë mbajtur në llogari
- Kërkesë për Kurs preferencial;
Përdoruesi ka të drejtë të kërkojë për një kurs preferencial për çdo transfertë që kryen. Pagesa do të ekzekutohet vetëm pasi kërkesa për kurs preferencial të aporvohet. Kërkesat për kurs preferencial janë të vlefshme vetëm për orarin e ditës së punës 08:15-16:45.
Limitet e Transfertave:
Limitet janë vlera maksimale të transaksioneve që çdo klient mund të kryejnë nëpërmjet Degës Virtuale. Keto limite janë të zbatueshme për individë dhe kompani dhe jane si më poshtë:
- Limiti për transaksion është 500.000,00 lekë ose ekuivalenti në monedhë të huaj;
- Limiti ditor është 2.000.000,00 lekë ose ekuivalenti në monedhë të huaj.
Çdo klient që dëshiron të kryejë pagesa me limite të ndryshme nga limitet e përcaktuara nga banka, mund ti ndryshojë ato duke dorëzuar personalisht një aplikim në një nga degët e Fibank dhe të përcaktojë limitet që dëshiron.
Raportet
- Balanca e LLogarisë
- Nxjerrje e LLogarisë
- Levizjet e LLogarisë
- Datat e maturimit për depozitat
- Gjendja e Kredisë
- Kursi Ditor i Bankës
Kërkesat e Sistemit;
Shfletuesi i Internetit i kërkuar: MS Internet Explorer ose Mozilla Firefox versionet e fundit.
Procedura e Regjistrimit ne E-Banking
Vizito faqen e internetit https://e-banking.fibank.al
Për t'u regjistruar në shërbimin e-banking në internet në Degën Virtuale të Fibank klienti duhet të vizitoje faqen e internetit https://e-banking.fibank.al/, të shkojë në Menunë e Regjistrimit dhe të plotesojë të dhënat e tij personale: emri i perdoruesit, fjalëkalimi , adresa e e-mail, etj, dhe pastaj të konfirmojë këtë informacion.
Në deget e FIBANK
Nëse klienti nuk është në gjëndje të regjistrohet nga faqja e internetit të Degës Virtuale, regjistrimin mund ta kryejë në një nga degët FIBANK.
Pas përfundimit të suksesshëm të regjistrimit klienti e konfirmon atë në një prej degëve tona.
Nëse regjistrimi është i suksesshëm klienti duhet të vizitoje një nga degët e FIBANK për të konfirmuar regjistrimin dhe për të nënshkruar formularin e aplikimit për shërbimin e-banking, deklaratën e përgjegjësisë të të dy palëve dhe gjithashtu kontratën me Bankën. Klienti mund ta bejë këtë në një prej degëve të FIBANK duke treguar dokumentin e tij të identifikimit te personeli i Bankës.
Klienti bën gjenerimin e çertifikatës së sigurisë.
Banka bën konfirmimin e çertifikatës së gjeneruar nga klienti.
Pas konfirmimit të certifikatës klienti mund të përdorë shërbimin e-banking.
Pagesat offline
Gjatë proçedurave të darkës dhe të mëngjesit kur stopohet sistemi të gjitha transaksionet qëndrojne në status pending. Operatori I sistemit bën pas hapjes së sistemit zhbllokimin dhe autorizimin e transaksioneve që janë pending.
Ndryshimi i Fjalekalimit
- Klienti mund të ndryshojë vetë fjalekalimin e llogarisë së vet në e-banking.
- Ne rastet e humbjes së fjalëkalimit me kërkesën e klientit bëhet ndryshimi i fjalëkalimit nga administratori i e-banking pasi është firmosur kërkesa nga ana e klientit.
Heqja e LLogarive
Me kërkesën e klientit pasi ka firmosur dokumentin përkatës bëhet heqja nga shërbimi i e-banking i llogarive qe ai nuk do të përdorë për këtë qëllim.
Dalja nga Sistemi
Pas përfundimit të përdorimit të shërbimit e-banking, Klienti duhet gjithmone të dalë nga faqja e Shërbimit e-banking dhe asnjeherë të mos lejojë pranë kompjuterit persona të tjerë të paautorizuar gjatë kohës që përdor sistemin e-banking.
Ne rast se shkëputet interneti apo ka ndonjë problem me internetin, dalja nga faqja e-banking është automatike. Ne rast se Klienti është në faqen e-banking por për 15 minuta nuk kryen asnjë veprim, Banka si masë sigurie do tju shkëpusë automatikisht, dhe do të kerkojë që Klienti të futet përsëri.
Faqja e Shërbimit e-banking te Bankës është e sigurt dhe Banka është munduar të ofrojë nivel të lartë sigurie në mënyre që të jetë sa më vështirë nga persona të paautorizuar për të lexuar informacionin.
1. Taksa Mujore për Shërbimin E-Banking (i plote) 2.00 EUR 2. Taksa e regjistrimit të llogarisë Pa Pagesë 3. Taksa vjetore N/A 4. Transferta në valutë vendore a. E Brendshme Pa Pagesë b. Jashtë Banke i. AECH (nen 1.5 milion) tom value date 400.00 ALL AECH (nen 1.5 milion) same value date 500.00 ALL ii. AIPS (baraz ose mbi 1.5 milion) spot value date 1,000.00 ALL AIPS (baraz ose mbi 1.5 milion) same and tomorrow value date 1,500.00 ALL 5. Transferta në valutë të huaj a. E Brendshme Pa Pagesë b. Jashtë Banke With same or tomorrow value-date (express or 1 day value date) 0.20% min. EUR/USD/GBP 20 - max. EUR/USD/GBP 250 With spot value-date (2 days value-date) 0.15% min. EUR/USD/GBP 15 - max. EUR/USD/GBP 200 6. Nxjerrja e një password të ri për akses 1.00 EUR 7. Shërbimi jashtë bankës me kërkesën e Klientit 20.00 EUR 8. Dalja e firmave elektronike nga individi, polica e FIBank-Albania Pa Pagesë 9. USB/Token 20.00 EUR 10. Limiti i transaksionit (limitet jane ne valute vendore, per pagesat internacionale ekuivalenca do te jete ne monedhen respektive) a. Limiti për transaksion 500 000 ALL b. Limiti ditor 2 000 000 ALL
Shënim:
- Për transfertat jashtë banke në valutë të huaj duhet të paguaje taksën e SWIFT shtesë siç është përcaktuar në afatet dhe në kushtet e Fibank Albania