Avantazhet

Nuk aplikohet sigurim jete

Maturiteti

Deri ne 25 vjet

Qellimi

Blerja, ndërtimi, rindertimi i pronave të paluajtshme

Shuma maksimale

Deri në 70% e vlerës së tregut të pronës të vendosur si kolateral

Kredia hipotekore per emigrantet, te huaj


Kredia per emigrant/te huaj ne Fibank ofron:

• Afati i ripagimit - deri ne 25 vjet

• Shuma e pakufizuar e huase dhe financimi deri ne 70% e vleres se tregut te prones kolateral.

• Nuk aplikohet sigurim jete - jo e detyrueshme

• Pagesa ne keste te barabarta mujore

• Norma interesi terheqese 

• Kolaterali mund te jete i ndryshem nga plani i investimit

 

Me kredine per emigrant/te huaj mund te keni mundesine e:

 

• Blerja ose ndertimi i shtepise tuaj te re.

• Rindertimi i nje shtepie ekzistuese ose te nje shtepie te re.

Qellimi i huase: Blerja, ndertimi, rindertimi i pronave te paluajtshme (apartament, vile, njesi, dyqan etj.)
Shuma e kredise: deri ne 70% e vleres se tregut te prones te vendosur si kolateral
Monedha:        Euro
Afati i ripagimit: 300 muaj
Metoda e ripagimit:    Keste te barabarta mujore 
Komision aplikimi:100 Euro 
Komision adminsitrimi:1.5% llogaritur mbi shumën e disbursuar vetëm një herë në momentin e disbursimit
Kolateral: Pasuri te paluajtshme ne ndertese administrative ose ndertese banimi, te vendosura ne qytetet kryesore ku eshte i pranishem FIBANK
Norma e interesit: EURIBOR 12M + 3.75%, jo me pak se 4.99%
Tarifa e vleresimit te pasurise: Paguhet nga klienti
Kosto rinegocimi:0.25% e shumes aktuale te kredise, min EUR 50
Kostot shtese qe paguhen nga kredimarresi te cilat nuk jane perfshire ne koston totale te kredise:

• tarifat perkatese per shkak noterizimit te kontrates se kredie dhe kontrates se hipotekes ne favor te Bankes;

• tarifat perkatese shteterore per shkak te bllokimit te kolateraleve ne favor te Bankes;

• vleresimi i prones

Mbyllja e parakoheshme e kredise: Ne rast se huamarresi deshiron te ushtroje te drejten e tij per te shlyer parakohe nje pjese ose te gjitha detyrimet e tij sipas marreveshjes se huase, huamarresi do te paraqese nje kerkese me shkrim ne Banke qe permban madhesine e shumes se ripagimit dhe daten ne te cilen Huamarresi deshiron te shlyeje nje shume te tille.
Komisioni i shlyerjes se parakohsheme eshte:
  • 2% nese ka ngelur me shume se 1 vit deri ne maturimin e kredise dhe
  • 1% nese ka ngelur me pak se 1 vit deri ne maturimin e kredise.
Pas shlyerjes se pjesshme te kredise nje nga opsionet e meposhtme eshte ne dispozicion sipas zgjedhjes se huamarresit:

• zvogelimin e shumes se kestit te kredise dhe mbajtja e te njejtit maturitet te kredise

• zvogelimin I maturitetit te kredise dhe mbajtjen e te njetit kest kredie;

• nje kombinim i te dy opsioneve te pershkruara me siper.

Ju mund te aplikoni per nje Kredi ne Fibank nese jeni:

 

  • Shtetasit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit dhe të huajt që duan të blejnë, ndërtojnë ose rinovojnë një pronë të paluajtshme (apartament, vilë, njësi, dyqan etj.) brenda territorit të Shqipërisë.

 

Nese i plotesoni kerkesat e mesiperme dhe deshironi te aplikoni per nje kredi per emigrant/te huaj ne FIBANK, eshte e nevojshme qe:

 

1. Te plotesoni formularin e aplikimit ne nje nga deget e FIBANK dhe te paraqesni dokumentet e kerkuara;

2. Pashaport ose Karte Identiteti

3. Lejet e përhershme të qëndrimit në vendin ku banon aplikanti

4. Çertifikatë martese/divorci – nëse është e aplikueshme (mund te gjenerohet nga e-Albania) për 3 muajt e fundit

5. Verifikimi i adresës (kontrata e qirasë ose certifikata e pronës)

 

 

DOKUMENTAT

Dokumentet qe vertetojne te ardhurat 

 

Deklarata tatimore e vitit të fundit nëse është i punësuar dhe e dy viteve të fundit nëse është i vetëpunësuar.

• Pasqyra e llogarisë individuale / biznesi për vitin e fundit

• Kontrata e punës

• Raporti i regjistrit të kredive nga vendi ku ai jeton, gjithashtu edhe ai Shqiptar

 

 

Dokumentacioni per kolateralin:

 

Nëse prona identifikohet me certifikatë pronësie, atëherë duhet të kërkohen dokumentet:

 

• Certifikatë pronësie, Hartë treguese, kartele e freskët

• dokumentin ligjor me të cilin është transferuar prona nga ish-pronar aktual deri tek i fundit

 

Ne rast te blerjes se nje prone te re:

  • Kontrata paraprake per blerjen -.

Dokumente personale te pronareve te pasurive te patundshme ne rast se ato jane te ndryshme nga huamarresi / bashke-huamarresi:

 

  1. Ne rast se shitesi eshte nje individ
  • Kopjen e Pasaportes se shitesit (e vlefshme) + nje kopje e certifikates familjare. Nese shitesi eshte martuar atehere edhe nje kopje te I.D. te bashkeshortit (pasaporte e vlefshme).

 

  1. Ne rast se shitesi eshte nje person juridik:
  • Ekstrakt i leshuar nga Regjistri Tregtar jo me vone se 10 dite kalendarike para dates se aplikimit; (gjeneruar nga e-Albania)
  • Statusi i kompanise; (gjeneruar nga e-Albania)
  • Vendimi i organit kompetent te Kompanise per hipotekimin e pasurise dhe perfaqesuesin e nevojshem (nese eshte e nevojshme) personit i cili sipas Rregulloreve ka te drejte per nenshkrim.