Avantazhet

Nuk aplikohet sigurim jete

Maturiteti

Deri në 30 vjet

Qëllimi

Blerja, ndërtimi, rindertimi i pronave të paluajtshme

Shuma maksimale

Deri në 80% e vlerës së tregut të pronës të vendosur si kolateral

Kredi Hipotekore 5 Yje


Perfitoni nga:

• Afati i ripagimit - deri ne 30 vjet

• Shuma e pakufizuar e huase dhe financimi deri ne 80% e vleres se tregut te prones kolateral.

• Nuk aplikohet sigurim jete - jo e detyrueshme

• Pagesa ne keste te barabarta mujore

• Norma interesi terheqese me periudha fikse - deri ne dy vjet

• Financimi i 100% te planit te investimit

• Kolaterali mund te jete i ndryshem nga plani i investimit

 


Me kredine "5 yje" mund te keni mundesine e:

• Blerja ose ndertimi i shtepise tuaj te re.

• Rindertimi i nje shtepie ekzistuese ose te nje shtepie te re.

• Rifinancimi i detyrimeve ekzistuese nga bankat e tjera

 

Qëllimi i kredisëBlerja, ndertimi, rindertimi i pronave te paluajtshme (apartament, vile, njesi, dyqan etj.)
MonedhaEUR, ALL
 
Kohezgjatja maksimale360 muaj
Shuma maksimale e krediseNuk ka limit
 
% e financimit80% e vleres se tregut te prones se vendosur kolateral
 
KolateraliPasuri e patundshme e nje ndertese administrative ose rezidenciale, e ndodhur ne qytetet kryesore ku FIBANK eshte prezent
Pagesa
  • Keste mujore te barabarta mujore
Norma vjetore interesi

Lekë:

  • 2.99% vitin e parë ose 3.99% per dy vitet e para;
  • Bono Thesari 12M + 1.99%,  jo më pak se 3.99% për vitet në vazhdim;

EUR:

  • 1.99% vitin e parë ose 2.99% per dy vitet e para;
  • Euribor 12M  + 2.49%, jo më pak se 4.99% për vitet në vazhdim;
Shpenzime te mundshme shtese per kredine

Kostot shtese qe paguhen nga kredimarresi te cilat nuk jane perfshire ne koston totale te kredise:

• tarifat per noterizimin e kontratave te kredise dhe hipotekes

• tarifat shteterore te bllokimit te kolateraleve ne favor te Bankes;

• tarifa e vleresimit te prones

Komision aplikimi

E aplikueshme kur levrohet kredia

  • 30 EUR per kredi nen 3 000 000 ALL
  • 50 EUR per kredi mbi 3 000 000 ALL
Mbyllja e parakoheshme e krediseNe rast se huamarresi deshiron te ushtroje te drejten e tij per te shlyer parakohe nje pjese ose te gjitha detyrimet e tij sipas marreveshjes se huase, huamarresi do te paraqese nje kerkese me shkrim ne Banke qe permban madhesine e shumes se ripagimit dhe daten ne te cilen Huamarresi deshiron te shlyeje nje shume te tille.
Komisioni i shlyerjes se parakohsheme eshte
  • 2% nese ka ngelur me shume se 1 vit deri ne maturimin e kredise dhe
  • 1% nese ka ngelur me pak se 1 vit deri ne maturimin e kredise.
Pas shlyerjes se pjesshme te kredise nje nga opsionet e meposhtme eshte ne dispozicion sipas zgjedhjes se huamarresit

• zvogelimin e shumes se kestit te kredise dhe mbajtja e te njejtit maturitet te kredise

• zvogelimin I maturitetit te kredise dhe mbajtjen e te njetit kest kredie;

• nje kombinim i te dy opsioneve te pershkruara me siper.

Ju mund te aplikoni per nje Kredi ne Fibank nese jeni:

 

• nje shtetas shqiptar

• jeni i punesuar ose i vetepunesuar me nje xhiro vjetore jo me shume se 14 000 000 leke

 

Nese i plotesoni kerkesat e mesiperme dhe deshironi te aplikoni per nje kredi hipotekore ne FIBANK, eshte e nevojshme qe:

 

1. Te plotesoni formularin e aplikimit ne nje nga deget e FIBANK dhe te paraqesni dokumentet e kerkuara

2. Do te kryhet nje vleresim dhe  inspektim i prones se ofruar si kolateral

 

DOKUMENTAT

Dokumentat qe vertetojne te ardhurat e huamarresit / bashke-huamarresit:

  • Vertetim i  te ardhurave  gjate gjashte muajve te fundit ose vertetim i kontributeve te sigurimeve shoqerore i gjeneruar ne menyre elektronike nga punesimi/vetepunesimi.
  • Dokumentacion qe verteton te ardhura te tjera si kontrata qeraje, te ardhura nga biznesi, etj.
  • Kopjet e kontratave te huase, overdrafteve, si dhe vertetim mbi detyrimin aktual nga banka te tjera.
  • Kontrata paraprake per shitjen e pasurive te paluajtshme ose preventive i puneve te rindertimit.

 

Dokumentacioni per pasurine e paluajtshme qe do te perdoret si kolateral per kredine:

 

1. Certifikate pronesie e prones, kartel e fresket e leshuar nga ASHK dhe me date leshimi jo me shume se 3 muaj

2. Origjina e kolateralit: Transaksioni i fundit i cili tregon transferimin e titullit te pronësisë së pronës tek pronarët ekzistues

 

Ne rast se shitesi eshte nje individ

  1. Kopjen e Pasaportes se shitesit (e vlefshme) + nje kopje e certifikates familjare. Nese shitesi eshte martuar atehere edhe nje kopje te I.D. te bashkeshortit (pasaporte e vlefshme).

Ne rast se shitesi eshte nje person juridik:

  • Ekstrakt i leshuar nga Regjistri Tregtar jo me vone se 10 dite kalendarike para dates se aplikimit; (gjeneruar nga e-Albania)
  • Statusi i kompanise; (gjeneruar nga e-Albania)
  • Vendimi i organit kompetent te Kompanise per hipotekimin e pasurise dhe perfaqesuesin e nevojshem (nese eshte e nevojshme) personit i cili sipas Rregulloreve ka te drejte per nenshkrim.