Fibank ju ofron mundesinë për interesa maksimale për çdo ditë që paratë qëndrojnë në llogari.
Cfarë është një llogari kursimi?
- Është llogari bankare ku ju mund të investoni paratë tuaja me një norme të lartë interesi për një periudhë të pacaktuar kohe.
- Fibank Shqipëri paguan interes për çdo dite që paratë qëndrojnë në llogari.
Shënim
Fibank nuk lëshon librezë për depozitat e kursimit. Banka e pajis klientin me kontratë për depozitën e zgjedhur.
Depozita në Fibank sigurohet deri në shumën 2.500.000,00 (dymilion e pesëqind mije) Lekë nga Agjencia e Sigurimit te Depozitave ASD sipas, dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 "Për sigurimin e depozitave".
Fleksibilitet
Klienti mund të tërheqë pjesërisht ose teresisht principalin e depozitës dhe kjo nuk konsiderohet si prishje e kushtit të depozitës.
Norma të larta Interësi
Banka paguan norma te larta interesi për këtë llogari kursimi.
Kredibiliteti - Transparenca
Fibank ju paguan interes për cdo ditë që paratë qëndrojnë në llogari. Nuk ka penalitete për një terheqje të pjesshme ose të plotë të shumës së depozituar.
Si mund ti merrni ju interesat tuaja?
Interesi llogaritet cdo ditë dhe kapitalizohet në të njëjtën llogari një herë në muaj ose në diten e mbylljes së llogarisë.
Ju mund te hapni shpejt dhe lehtë një llogari depozite në çdo degë Fibank.
Ju do ju kërkohet:
- Të paraqisni kartën tuaj të identitetit;
- Mandatin e arkëtimit në depozitë;
- Nënshkruani kontratën për hapjen e depozitës me Fibank.
Ju mund të adresoni cfarëdolloj pyetje në lidhje me produktet specifike, si dhe produkte të tjera të Bankes drejt punonjësve të çdo dege.
Do të jetë kënaqësia jonë që tju ofrojmë zgjedhjen më të mirë financiare.