Transferta në Lekë

Ju keni mundësi për të urdheruar pagesa nga çdo degë e Bankës pavarësisht nga dega ku është e hapur dhe menaxhuar llogaria juaj. Ju mund të merrni ose të urdhëroni transferime fondesh nga/në llogarinë e Fibank nga një transferte ndërbankare, nga/në një llogari bankare nëpërmjet sistemit kombëtar të pagesave AECH ose nëpërmjet sistemit të shlyerjes në kohë reale (AIPS). Ju vetëm duhet të dini numrin e llogarisë bankare ndërkombëtare (IBAN), emrin e përfituesit dhe duhet të plotësoni një urdhër pagese për transferimin e fondeve.

  • Transferimet e fondeve brënda bankës përfaqësojnë pagesa midis llogarive të klientëve të First Investment Bank dhe ato ekzekutohen në kohë reale.
  • Pagesat nëpërmjet sistemit AECH (Albanian Electronic Clearing House) ekzekutohen ndërmjet llogarive të klientëve në banka të ndryshme për shumat deri në 1 500 000 lekë. Transfertat ekzekutohen brënda dites ose në ditën pasardhëse të punës, në varësi të kohës kur është urdhëruar transferta dhe komisionit që ju doni të paguani.
  • Pagesat nëpërmjet sistemit AIPS-it (Real-Time Gross Settlement) janë pagesa në monedhën vendase për shuma të barabarta ose mbi 1 500 000 lekë, ose për shuma të vogla, me një kërkesë të vecantë nga ana e klientit. Data valuta standarte për ekzekutimin e transfertave AIPS është dy ditë pune. Për transferta ekspres (brenda ditës ose 1 ditë datë valutë ) aplikohen komisione shtesë në përputhje me Kushtet e Punës në fuqi të Bankës.