
Pa komision mirembajtje
Tarifa preferenciale per transaksionet
Transferta ne Leke dhe monedhe te huaj
e-Banking është shërbimi elektronik bankar nëpërmjet të cilit ju mund të kryeni veprime të ndryshme bankare ashtu sikundër dhe Mobile por duke përdorur kompjuterin ose laptopin tuaj. Nuk ka rëndësi se ku gjendeni në botë, ju mund të vizitoni bankën tuaj online dhe të trajtoni çështjet tuaja 24 orë në ditë, 7 ditë në javë pa qenë i nevojshëm shkarkimi i ndonjë programi të veçantë. Në varësi të nevojave dhe aftësive të çdo klienti, sistemi ofron zgjedhje të ndryshme mbi të gjitha çështjet financiare.
Çfarë ofron shërbimi online banking?
- Pasqyra të gjëndjeve të llogarive (historiku i veprimeve të tyre).
- Transferta:
- Midis llogarive të mia
- Brënda Fibank
- Jashtë bankës në LEK
- Drejt thesarit të shtetit
- Në monedhë të huaj
- Kontroll i gjëndjes së kartave të debitit/kreditit dhe historikut të veprimeve;
- Kalime pagash për të gjithë punonjësit nëpërmjet një dosjeje. Funksionalitet i cili është vetëm për klientët biznes dhe vetëm nëpërmjet shërbimit të platformës digjitale.
- Pagesat për shlyerjen e detyrimit të kartës së kreditit;
- Pagesat e faturave utilitare si: FSHU, UKT, UKD, UKV, TË ARDHURA THESARI DEGA TIRANË, ONE ALBANIA SHA/ALBTELECOM;
- Kërkesë për Kurs Preferencial: Përdoruesi ka të drejtë të kërkojë për një kurs preferencial për çdo transfertë që kryen mbi 2000 EUR. Pagesa do të ekzekutohet vetëm pasi kërkesa për kurs preferencial të pranohet. Kërkesat për kurs preferencial janë të vlefshme vetëm për orarin e ditës së punës 09:00-16:00.
- Pagesë taksash ose institucioneve të ndryshme si Tatim Taksave, Doganave.
Regjistrimi si Klient i Ri
Nëse jeni nëpërmjet kompjuterit/laptopit mund të vizitoni faqen e internetit https://e-banking.fibank.al/reg/ duke zgjedhur një nga alternativat si kompani ose si individ ku mund të vazhdoni me plotësimin e të dhënave tuaja sipas kërkesave të sistemit. Kjo procedurë mund të ndiqet edhe nga përfaqësues të degës (psh. bankieri personal).
Për të pasur nje shërbim sa më cilësor Banka ju sugjeron që shfletuesi i internetit të jetë Mozilla Firefox.
Në krahasim nga shërbimi Mobile Banking, në këtë shërbim ju duhet të pajiseni me një certifikatë elektronike që gjenerohet nga ju ose një USB/Token e dhënë nga punonjësit e bankës.
Përpara se të hidhni këtë hap është e rëndësishme që në shfletuesin Mozilla Firefox të shkarkoni certifikatën ROOT. Për këtë dega do t’ju pajisë me një manual përdorimi për ndjekur hapat e nevojshme.
Ky proces kryhet për të pasur një përforcim të sigurisë së informacionit të llogarisë suaj.
Kjo kërkohet edhe për shkaqe si dëmtim certifikate gjatë kohës së ri-shkarkimit të sistemit operativ, ndryshim kompjuteri/laptopi etj.
Nëse certifikata juaj që është e gjeneruar nëpërmjet pajisjes USB/Token është e dëmtuar, ju duhet të shkoni patjetër në një nga degët e bankës dhe të plotësoni një formular kërkese për rigjenerimin e një certifikate të re që do të lejojë hyrjen tuaj në sistem.
Regjistrimi si klient ekzistues në Digital Banking
Në momentin që bëhet gjenerimi i certifikates së sigurisë nga ju dhe konfirmimi nga banka atëherë mund të përdorni lirisht shërbimin tonë e-Banking si një klient ekzistues.
Pagesat offline
Gjatë procedurave, kur ndalohet sistemi të gjitha transaksionet qëndrojnë në statusin “Under processing” (Duke u procesuar). Operatori bën pas hapjes së sistemit zhbllokimin dhe autorizimin e transaksioneve që janë në këtë status.
Dalja nga sistemi e-Banking:
Pas përfundimit të përdorimit të shërbimit e-Banking, ju duhet të dilni nga faqja e e-Banking duke bere “Log out”. Asnjëherë mos lejoni pranë kompjuterit/laptopit persona të tjerë të paautorizuar gjatë kohës që e përdorni.
Në rast se keni probleme me internetin, dalja nga faqja e e-Banking është automatike.
Në rast se nuk kryeni asnjë veprim në faqen e e-Banking për 15 minuta ajo mbyllet automatikisht dhe do ju kërkojë që të vendosni përsëri kredencialet tuaja.
AFATET DHE KUSHTET
| Tarifa mujore e shërbimit elektronik | FALAS |
|---|---|
| Gjenerimi i fjalëkalimit të ri | 1 EURO |
| Transfertat brenda llogarive të Fibank | FALAS |
| USB/Token | 20 EURO |
*Për kryerjen e pagesave të faturave te fiskalizuara mund t’i beni nëpërmjet aplikacionit Fibank Mobile. (LINKU ME INFO TE DETAJUAR)
Si mund të kërkoj ndihmë?
Ne ju ofrojmë:
- Demo/tutoriale që do ju informojnë mbi karakteristika dhe funksionalitete të ndryshme të shërbimit
- Shërbimin teknik me telefon në numrin: +355 68 206 4003
- Shërbimin teknik me email ne adresën: e-banking@fibank.al
Çfarë tipe llogarish mund të aksesoj?
Ju mund të kontrolloni balancën dhe detajet e veprimeve të kryera për këto tipe llogarish që keni hapur me Fibank:
- Llogaritë rrjedhëse
- Llogaritë e kursimeve
- Llogaritë e depozitave
- Llogarinë e kartës së kreditit