Përfito 5% Cash Back, për çdo 20.000 lekë blerje pa kontakt

Kushtet e Fushatës

 

Periudha:

Fushata fillon në datën 01 Nentor 2021 dhe përfundon më 31 Janar 2022. 

Fushata zhvillohet me tre periudha: 

  • 01 Nëntor 2021- 30 Nëntor 2021 – kreditimi në llogarinë e klientëve bëhet deri në datë 20 Dhjetor 2021
  • 01 Dhjetor 2021- 31 Dhjetor 2021- kreditimi në llogarinë e klientëve bëhet deri  në datë 20 Janar 2021
  • 01 Janar 2022- 31 Janar 2022- kredititimi në llogarinë e klientëve bëhet deri në datë 21 Shkurt 2022

 

Pjesëmarrja:

  • Pjesë e fushatës janë të gjithë kartëmbajtësit Fibank të cilët do të kryejnë transaksione me kartë debiti ose krediti sipas kushteve të përcaktuara.
  • Për tu bërë pjese e fushatës karta duhet të kryejë transaksione Pa kontakt në Terminale POS brenda ose jashtë Shqipërisë.
  • Klientët duhet të kryejnë minimumi 10 transaskione me vlerë akumulative jo më pak se 20’000 ALL Brenda periudhës së fushatës. 
  • Klientët mund të jenë pjesë e programit te bonusit me shumë se 1 herë gjatë periudhës së fushatës.

 

Përjashtimi nga fushata:

  • Pjesëmarrja në program mund të pezullohet nëse karta bllokohet për arsye të ndryshme nga kartëmbajtësi apo nga banka.
  • Përjashtim nga fushata bëjnë transaksionet të cilat kryhen me karta biznesi për qëllime biznesi dhe transaksionet te cilat kryen në ATM contactless.
  • Përjashtohet nga fushata nëse 1 ose disa nga transaksionet të cilat e kanë kualifikuar si fitues kartëmbajtesin anullohen dhe i kthehen mbrapsht në llogari.
  • Fibank mund ta revokojë pjesëmarrjen e kartëmbajtësit dhe te anulojë çdo kthim të parave nëse kartëmbajtësit nuk përmbush rregullat e fushatës.
  • Në rast se klienti ka kryer 10 transaskione dhe shuma akumulative është 20’000 ALL, por rezulton në vonesë në muajin e kalimit te bonusit , automatikisht i hiqet e drejta per ta përfituar atë.

 

Kthimi i parave:

  • Kartat te cilat kanë kryer 10 ose më shumë transaksione dhe vlerën minimale akumulative prej 20’000 lekësh përfitojne bonus prej 1’000 Lekë. 
  • Bonusi prej 1,000 Lekë përfitohet për cdo 10 transaksione dhe vlerë akumulative prej 20’000 Lek deri në 10 herë brenda periudhës së fushatës (01.11.2021 -31.01.2022).
  • Bonusi do të kreditohet në llogarinë e kartës me të cilën janë kryer transaksionet.
  • Kartëmbajtësi mund të kontrolloj kreditimin e bonusit prej 1’000 lekë në llogarinë e tij përmes aplikacionit Mobile, e-banking, në bankë ose nëpërmjet email-it.