Kartat Contactless

Ҫfarë janë kartat contactless?

Kartat contactless kanë një çip brenda tyre që lëshon valë. Në plastikë është ndërtuar një antenë për të siguruar lidhjen me një lexues contactless. Kjo njihet si teknologjia e identifikimit të radio frekuencës (RFID).
• Cfare eshte kjo?
Nje teknologji e re, me ane te se ciles ju thjesht mund te prekni ose afroni karten kudo qe shikoni shenjen e contactless dhe transaksioni kryhet.

• Pa Pin dhe Pa firme ne fature.
Te gjitha transaksionet, te cilat jane nen vleren 4500 ALL ne shqiperi ose 20-30 Euro jashte shetit, behen Contactless dhe jane pa PIN dhe firme klienti.

• Po nese transaksioni eshte mbi 4500 ALL, thjesht vendosni karten mbi ekran dhe me pas vendosni Pin-in.

• Pranohen kudo
Duke filluar qe nga 1 Janar 2020 te gjithe POS-et ne Shqiperi dhe ne shume shtete jane "Te DETYRUAR (nga VISA)" te kene aktivizuar tekonlogjine contactless

• A eshte e sigurte? Cfare ndodh nese kaloj karten dy here mbi terminal?
Ju nuk mund te prekni dy here ne te njejten kohe terminalin.

• Shërbim 24 orë në numrat : 04 2 276 756 (24 orë) - 04 2 276 753 - 04 2 276 752

Ju mund të aplikoni për një kartë krediti nga Fibank në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Duke vizituar njërën nga degët e Fibank dhe duke plotësuar formularin e aplikimit për kartë, ku do të njoftoheni menjëherë për limitin e kartës dhe datën se kur karta do të jetë gati
  • Duke aplikuar nga Interneti në faqen e aplikimit për kartë . Pasi karta juaj të jetë aprovuar brenda 3 ditësh ju do të njoftoheni për të tërhequr kartën tuaj në degën ku keni bërë aplikimin.

Riprintimi i kartës pas datës së skadencës:

Vlefshmëria e kartës së kreditit është 3 vjet nga momenti i aprovimit të kartës. Rinovimi i kartës do të kryhet në mënyre automatike përpara datës së fundit të muajit të skadencës dhe do të jetë e gatshme për tu tërhequr nga Kartëmbajtësi në degën ku është bërë aplikimi jo më parë se 4 javë përpara, dhe jo më vonë se një javë përpara afatit të skadencës. Kartëmbajtësi, në  rastet kur nuk dëshiron të rinovojë kartën duhet të njoftojë me shkrim paraprakisht bankën, jo më vonë se 5 javë përpara afatit të fundit të skadencës së kartës.   

Riprintimi i kartës së humbur, të vjedhur, të dëmtuar dhe riprintimi i PIN-it:

Në rast se ju kanë vjedhur apo keni humbur kartën, nëse keni dëmtuar kartën apo nëse do të bëni riprintimin e PIN-it, ju duhet të paraqiteni në njërën nga degët e Fibank sëbashku me një mjet identifikimi për të bërë kërkesën për riprintim. Riprintimi do të bëhet sipas tarifave përkatëse.

Ju mund të aplikoni nëse:

  • Keni nënshtetësi Shqiptare dhe jeni rezidentë
  • Jeni mbi 18 vjeç
  • Keni ose hapni një llogari pranë Fibank.

Aplikoni tani për kartën tuaj duke paraqitur:

  • Kartë identiteti/Pasaportë
  • Një dokument qe të vërtetojë të ardhurat ose pagën tuaj
  • Dokumente që të vërtetojnë të ardhura të tjera të mundshme