ATM me depozitim

Depozitim në ATM Fibank me karta të lëshuara nga Fibank

Ju mund të depozitoni fonde cash në kartën tuaj të kreditit ose debitit në ATM-të e Fibank me modul depozitimi.

Ne ju ofrojmë një mundësi tjetër për të menaxhuar fondet tuaja shpejt dhe lehtë.

Me shërbimin e ri të Cash In, ju mund të depozitoni cash në ATM-të Fibank, pavarësisht orarit zyrtar të bankës.

 

Si kryhet depozitimi në ATM (I thjeshte, njesoj sikurse edhe terheq)

1. Vendos kartën dhe zgjidh menun e gjuhës

2. Kliko opsionin depozito

 

3. Zgjidh në cilën monedhë do të depozitosh

 

4. Vendos kartmonedhat sipas figures së mëposhtme

 

5. Konfirmo

Konfirmo vlerën e depozituar dhe merrni karten tuaj.

 

Depozito me kartën e debitit:


ATM-të me modul depozitimi te Fibank, ofrojnë mundesinë e depozitimit të fondeve nëpërmjet kartes së debitit.

 

  • Ju mund të kryeni depozitim fondesh në llogarinë e kartës suaj të debitit 24/7 – në kohën më të përshtatshme për ju edhe pas orarit zyrtar të degës.
  • Ju depozitoni ne ATM pa asnjë komision.
  • Cdo depozitim fondesh në ATM me kartën e debitit bëhet i disponueshëm për përdorim te klientit disa minuta pas depozitimit.
  • Depozitimet për qëllim shlyerje detyrimi duhet të bëhen 1 ditë pune para datës së këstit të kredisë. *Këto depozitime nuk do të quhen pagese kësti kredie në të njëjtën ditë pune, ato do konsiderohen si pagesa ditën e nesërme të punës.!


ATM-të e reja Fibank, ofrojnë funksionin e depozitimit të fondeve nëpërmjet kartes së kreditit.

 

  • Ju mund të kryeni depozitim fondesh në llogarinë e kartës suaj të kreditit 24/7 – në kohën më të përshtatshme për ju edhe pas orarit zyrtar të degës.
  • Ju depozitoni ne ATM pa asnje komision.
  • Cdo depozitim fondesh në ATM që mund të kryeni me kartën tuaj të kreditit bëhet i disponueshëm menjëherë për përdorim dhe ju mund të kryeni pagesa të planifikuara në dyqane, pagesa online, etj.
  • Fondet e aprovuara do të jenë të vlefshme menjëherë për tu perdorur në kartë, ndërkohe në llogari kontabilizohen ditën pasardhëse të punës.
  • Ju mund të shlyeni detyrimet e kartës suaj të kreditit
    *Për shlyerjen në kohë të detyrimeve të kartës suaj, është e nevojshme që të depozitoni sasinë e parave në ATM brenda datës së detyrimit minimal të përcaktuar në faturen mujore (jo më vonë se ora 19:00 PM).

 

Në ATM, mund të depozitoni prerjet e mëposhtme pavarsisht se karta juaj e kreditit mund të jetë në (EUR, USD ose LEK):

 

Pranohen kartmonedha:

 

500 ALL5 EUR
1000 ALL10 EUR
2000 ALL20 EUR
5000 ALL50 EUR
10000 ALL100 EUR
 200 EUR

 

KUJDES!

  • Numri maksimal i kartëmonedhave që mund të depozitohen është 50.
  • Kartëmonedhat e falsifikuara mbahen nga ATM, mesazhi përkates do të shfaqet në ekran.
  • Kartëmonedhat e dyshuara si të falsifikuara mbahen nga ATM për investigime të mëtejshme.
  • ATM nuk pranon kartëmonedha të grisura, të ngjyrosura, të dëmtuara ose të palosura.
  • ATM nuk pranon monedha metalike.

 

Rrjeti ATM-ve me depozitim 

  • Tiranë - Concord Shopping Center  Rr.5 Maji,
  • Tiranë - Blv.Dëshmorët e Kombit, Twin Towers ,Lobby
  • Tiranë - Teodor Keko, Unaza e Re, Tirana 2
  • Tiranë - Komuna e Parisit, Kristal Center
  • Tiranë - Rr.Kavajes, Condor Center, Lagjia 7
  • Tiranë - Blv.Deshmoret e Kombit, Twin Towers (Jasht Degës)
  • Tiranë - Bulevardi Zogu i Parë
  • Tiranë - Rr.Kavajes. nr.122/1, në krahë të poliambulancës “At Luigji Monti”
  • Tiranë - QTU
  • Durrës - Lagjia 14, Qendra Blue Star
  • Durrës - Rr. Egnatia, Lagjia nr. 3, Pallati 980
  • Lezhe - Lagjia Skenderbeg, Rr. H. Ali Ulqinaku
  • Lushnje - Lushnje 9001, Lagjia Clirim, Ish Hotel Myzeqeja
  • Berat - Rr.Antipatrea, pranë Gjykatës Berat
  • Sarandë - Rruga Onhezmi 18 , Sarandë
  • Shkodër - Dega Shkodër, Rruga Studenti, pranë Radio Shkodra, Sheshi Demokracia
  • Elbasan Dega Elbasan, Rr. 11 Nëntori, Lagjia Qemal Stafa
  • Fier - Dega Fier, Lagjia Apollonina, Rr. Jakov Xoxa, ish biblioteka
  • Vlorë - Dega Vlorë, Kompleksi i ri, Rr. Sadik Zotaj Godina 6-katëshe tek ish-fabrika e orizit
  • Korçë - Dega Korçë, Rr. Midhi Kostani Kompleksi City Center, Kati i parë