• Visa Debit

    Monedha

    ALL, EUR

    Komision mirëmbajtje

    Pa Komision

    Terheqje nga ATM Fibank

    Pa Komision

VISA Debit- Ke botën në dorën tënde! 

  • E merr automatikisht vetëm hap llogari rrjedhëse!
  • Pa komision mirëmbajtje!
  • Përdorim kudo, dyqane, internet, tërheqje ATM!
  • E përshtatshme për Paypal dhe merr para menjëherë!

Visa Debit është një kartë debiti. Me të ju mund të blini dhe të bëni pagesa në më shumë se 24 milion restorante, hotele, dyqane, etj. dhe të tërhiqni para në çdo bankomat në Shqipëri dhe jashtë. Gjithashtu mund të blini ne internet tek tregtarët që e pranojnë këtë lloj karte.

Me Visa Debit tërhiqni para kur të dëshironi

Nëse ju duhen para në dorë, ju mund t'i tërhiqni ato në çdo moment nga çdo ATM në të gjithë botën. Vetëm me kartën Visa Debit dhe firmën tuaj, ju mund të tërhiqni cash në rreth 250 000 zyra banke në botë.

Ju paguani çdo gjë me një kartë të vetme

Me Visa Debit ju mund të paguani për blerje të ndryshme në Shqipëri dhe jashtë saj.

Blini Online

Mund të blini online tek tregtarët që e pranojnë këtë lloj pagese. Pagesa bëhet duke futur numrin e kartës, datën e skadencës dhe kodin CVV (Card Verification Value) kur faqja e kerkon. Në disa faqe të veçanta mund të kerkohet edhe ndonjë informacion tjetër shtesë. Pagesat mund të bëhen vetëm pas autentifikimit elektronik.

Ju mund të zgjidhni monedhën e llogarisë së kartës tuaj

Ju mund të zgjidhni monedhën e llogarisë tuaj sipas të ardhurave që ju keni ose sipas vendit ku udhëtoni më shpesh. Banka mund të hapë një llogari në Lekë ose në Euro.

Veprime të sigurta me kartën tuaj

Transaksionet me Visa Debit janë elektronikisht të sigurta në POS-e dhe ATM me autorizim 100% nga banka lëshuese. Verifikimi i kartëmbajtësit bëhet me firmë dhe me PIN. Për të mbajtur të sigurt kartën tuaj, mbajeni PIN-in sekret nga të tjerët.

Visa Debit si kartë krediti

Nëse ju merrni pagën në kartën tuaj Visa Debit, banka ju garanton lehtësira për overdraft deri në 4 paga. Kjo ju lejon qe të përdorni shuma të bankës si kredi me garanci pagën tuaj të ardhshme.

 

Parametrat e Kartës
 

Monedha ALL, EUR
Vlefshmëria
 
3 vjet
 
Norma e interesit e llogarisë së kartës
 
Sipas Tarifave
 
LLoji i kartës
 
Visa Debit
 
Kartë primare
 
I lëshohet titullarit të llogarisë
 
Kartë shtesë
 
I lëshohet me aprovimin e titullarit të llogarisë personave të autorizuar prej tij (familjarëve apo të afërmëve të tij)
 

 

Kushtet që ne ofrojmë:

 

Lëshimi i kartës së debitit Visa DebitPa pagesë
 
 Mirëmbajtja e llogarisë
 
 100 ALL / 1 EUR
 Tërheqje Cash nga bankomatet (ATM) e Fibank
 
 Pa pagesë
 Tërheqje nga bankomate të bankave të tjera në Shqipëri
 
 200 ALL
 Tërheqje nga bankomate të bankave të tjera jashtë Shqipërisë
 
 2.5 % e shumës së tërhequr / minimumi 500 ALL
 Blerje në dyqane ose online(blerje në internet)
 
25 ALL per blerje jashte shqiperise

Fibank ofron FALAS kartë debiti VISA Debit me teknologjinë me chip dhe contactless

Ju mund të aplikoni për kartë debiti duke vizituar njërën nga degët e Fibank dhe duke plotësuar formularin e aplikimit për kartë.
E vetmja kërkesë për ju është të paraqitni një kartë identiteti.

Pas konfirmimit nga shërbimi i klientit karta juaj do të jetë gati brenda 3 ditëve punë për degët e Tiranës dhe brenda 5 ditëve punë për degët që ndodhen në rrethe, si edhe karta mund te merret  brenda dites ne rast se paguhet komisioni i leshimit te kartes ekspres.

Riprintimi i kartës pas datës së skadencës:

Vlefshmria e kartës së debitit është 3 vite nga momenti i aprovimit të kartës. Në pjesën e përparme të kartës mund të shikoni datën e skadencës në formatin VALID THRU 04/20. Dy numrat e parë tregojnë muajin dhe dy numrat e fundit tregojnë vitin. Shembulli më sipër tregon që karta skadon nëPrill të vitit 2020.

Para datës së skadencës së kartës , ne rast se kjo kartë ka pasur përdorim deri ne 6 muaj  apo nuk është e bllokuar për arsye te ndryshme, , karta juaj do të printohet nga banka pa pagesë, brenda datës 20 të muajit në të cilin ajo skadon dhe ju mund ta terhiqni në degën ku keni bërë aplikimin

Riprintimi i kartës së humbur, të vjedhur, të dëmtuar dhe riprintimi i PIN-it:

Në rast se ju kanë vjedhur apo keni humbur kartën, nëse keni dëmtuar kartën apo nëse keni harruar PIN-in ju duhet të paraqiteni në njërën nga degët e Fibank me nje mjet identifikimi për të bërë kërkesën për riprintim. Riprintimi do të bëhet sipas tarifave përkatëse.

  • Forma e aplikimit
  • ID ose Pasaportë
  • Të dhëna të përgjithshme