Përfito 5% Cash Back, për çdo 20.000 lekë blerje pa kontakt
Kushtet e Fushatës
Periudha:
Fushata fillon në datën 01 Nentor 2021 dhe përfundon më 31 Janar 2022.
Fushata zhvillohet me tre periudha:
- 01 Nëntor 2021- 30 Nëntor 2021 – kreditimi në llogarinë e klientëve bëhet deri në datë 20 Dhjetor 2021
- 01 Dhjetor 2021- 31 Dhjetor 2021- kreditimi në llogarinë e klientëve bëhet deri në datë 20 Janar 2021
- 01 Janar 2022- 31 Janar 2022- kredititimi në llogarinë e klientëve bëhet deri në datë 21 Shkurt 2022
Pjesëmarrja:
- Pjesë e fushatës janë të gjithë kartëmbajtësit Fibank të cilët do të kryejnë transaksione me kartë debiti ose krediti sipas kushteve të përcaktuara.
- Për tu bërë pjese e fushatës karta duhet të kryejë transaksione Pa kontakt në Terminale POS brenda ose jashtë Shqipërisë.
- Klientët duhet të kryejnë minimumi 10 transaskione me vlerë akumulative jo më pak se 20’000 ALL Brenda periudhës së fushatës.
- Klientët mund të jenë pjesë e programit te bonusit me shumë se 1 herë gjatë periudhës së fushatës.
Përjashtimi nga fushata:
- Pjesëmarrja në program mund të pezullohet nëse karta bllokohet për arsye të ndryshme nga kartëmbajtësi apo nga banka.
- Përjashtim nga fushata bëjnë transaksionet të cilat kryhen me karta biznesi për qëllime biznesi dhe transaksionet te cilat kryen në ATM contactless.
- Përjashtohet nga fushata nëse 1 ose disa nga transaksionet të cilat e kanë kualifikuar si fitues kartëmbajtesin anullohen dhe i kthehen mbrapsht në llogari.
- Fibank mund ta revokojë pjesëmarrjen e kartëmbajtësit dhe te anulojë çdo kthim të parave nëse kartëmbajtësit nuk përmbush rregullat e fushatës.
- Në rast se klienti ka kryer 10 transaskione dhe shuma akumulative është 20’000 ALL, por rezulton në vonesë në muajin e kalimit te bonusit , automatikisht i hiqet e drejta per ta përfituar atë.
Kthimi i parave:
- Kartat te cilat kanë kryer 10 ose më shumë transaksione dhe vlerën minimale akumulative prej 20’000 lekësh përfitojne bonus prej 1’000 Lekë.
- Bonusi prej 1,000 Lekë përfitohet për cdo 10 transaksione dhe vlerë akumulative prej 20’000 Lek deri në 10 herë brenda periudhës së fushatës (01.11.2021 -31.01.2022).
- Bonusi do të kreditohet në llogarinë e kartës me të cilën janë kryer transaksionet.
- Kartëmbajtësi mund të kontrolloj kreditimin e bonusit prej 1’000 lekë në llogarinë e tij përmes aplikacionit Mobile, e-banking, në bankë ose nëpërmjet email-it.