Per te miturit (personat nen moshen 18 vjec) FIB Albania ofron norma konkuruese interesi. Ju prinder mund te rrisni ne menyre periodike depoziten e femijeve tuaj dhe neve do t'ju paguajme nje interes me te mire ne krahasim me depoziten standarde.
- Ju mund ta hapni ne LEK, EUR, USD;
- Nuk kerkohet vlere minimale per hapjen e llogarise;
- Nuk aplikohet tarife per hapjen dhe mirembajtjen e llogarise.
Akoma me shume:
- Perfituesi i depozites duhet te jete nen moshen 18 vjec;
- Si rrjedhoje cdo person pervec mbajtesit te llogarise mund te depozitoje shuma ne llogari;
Terheqjet kesh nga llogaria e depozites mund te behen vetem:
- Kur llogari - mbajtesi eshte i mitur – nga kujdestaret e tij/saj ligjore me vendim gjyqi;
- Nese “Titullari i Depozites” eshte 16 (gjashtembedhjete) vjec, e gjinise femerore, dhe paraqet ne Banke nje certificate martese;
- Nese “Titullari i Depozites” nuk vjen prane Bankes ne daten e pare te maturimit ne momentin kur ai/ajo arrijne moshen, shuma e principalit te depozites dhe e interesit te kapitalizuar deri ne ate moment, do te rinovohet automatikisht ne nje depozite standard me te njejtat afate maturimi, duke u bazuar ne termat dhe kushtet aktuale te bankes ne kohen e rinovimit.
Shënim
Fibank nuk leshon libreze per depozitat e kursimit. Banka e pajis klientin me kontrate per depoziten e zgjedhur.
Depozita ne Fibank sigurohet deri ne shumen 2.500.000,00 (dymilion e peseqind mije) leke nga Agjencia e Sigurimit te Depozitave ASD sipas, dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 "Për sigurimin e depozitave".
Depozita surpriza “Cufo" fiton një interes shtesë në krahasim me një depozitë të zakonshme të të njejtit afat.
Krahasuar me një depozitë standarte me të njejtin afat, normat e interesit janë:
- Ju mund të depozitoni shuma shtesë pa kufizime në shuma dhe kohë. Shumat shtesë mund të fitojnë të njëjtën përqindje interesi si depozita.
- Depozita rinovohet automatikisht në datën e maturimit.
- Ju mund të urdhëroni një transferim periodik nga llogaria e pagesës tuaj në llogarinë e depozitës së fëmijës suaj.
Ju mund të hapni shpejt dhe lehtë një llogari depozite në çdo degë Fibank.
Sipas ligjit shqiptar, depozita për të mitur mund të hapet nga prindërit (ose përfaqësuesi ligjor) duke paraqitur në bankë:
- Kartën e identitetit të fëmijës ose pashaportë
- Çertifikatë familjare ose ID (ose vendim gjyqësor për autorizimin e dhëne si kujdestar ligjor)
- Pashaportën ose Certifikatën e fëmijës
- Firmosja e kontratës për hapjen e depozitës me Fibank
- Autorizimin për shkëmbime në rastet e urdhërimit të një shkëmbimi
- Kartelën e fëmijës.
Ju mund të adresoni çdo lloj pyetje në lidhje me produktet specifike, si dhe produkte të tjera të Bankës drejt punonjësve të çdo dege. Do të jetë kënaqesia jonë që t'ju ofrojmë zgjedhjen më të mirë financiare.