Specialist i Ri / Specialist në Departamentin e Mbledhjes së Kredive në Vonesë
Banka e Pare e Investimeve – Albania, një bankë tregtare me rritje të shpejtë, po kërkon të punësojë individë të kualifikuar ne pozicionin e:
Specialist i Ri / Specialist në Departamentin e Mbledhjes së Kredive në Vonesë
Përshkrimi i Punës:
Specialisti i Ri / Specialist i Mbledhjes së Kredive në Vonesë është përgjegjës për:
- Mbledhja e kredive në vonesë.
- Takime me klientë dhe gjetjen e zgjidhjeve për pagesën e detyrimeve të prapambetura.
- Raportimi në lidhje me aktivitetin e mbledhjes së kredive në vonesë.
Kompetencat / Aftësitë:
- Diplomë universitare në ekonomi, juridik ose fusha të ngjashme.
- Të ketë eksperiencë në fushën e mbledhjes së kredive në vonesë.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese.
- Aftësi shumë të mira analitike
- Të jetë i aftë të planifikoj dhe organizoj në mënyrë efektive punën e përditshme;
- Njohuri shumë të mira pune të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar;
- Njohuri shumë të mira të programeve të Microsoft Office.
Ne ofrojme:
- Mundësinë për t’ju bashkuar ekipit tonë profesional.
- Paketë financiare konkurruese.
- Mundësi trajnimi.
- Zhvillim karriere.
Dokumentet e nevojshme:
- CV të përditësuar në Anglisht
*Nëse CV-ja nuk është në gjuhën angleze nuk do të merret në konsideratë.
Të gjitha pozicionet e lira të punës publikohen në faqen www.fibank.al.
Për të aplikuar, të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentet e kërkuara në adresat e mëposhtme të emailit hr@fibank.al brenda datës 15.07.2025.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Fibank deshiron të informojë kandidatët e interesuar se çdo informacion i paraqitur në kuadër të shprehjes së interesit të tyre do të trajtohet me nivelin më të lartë të sigurisë, në përputhje të plotë me ligjin nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, si dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
Gjithashtu, me dorëzimin e këtij informacioni, kandidati i interesuar deklaron dhe jep pëlqimin e tij për përpunimin e mëtejshëm së të dhënave personale nga Fibank, ekskluzivisht për përdorim të brendshëm të Bankës dhe vetëm për qëllimin për të cilin ai i ka dhënë vullnetarisht këto të dhëna.