Pa komision mirembajtje

Tarifa preferenciale per transaksionet

Transferta ne Leke dhe monedhe te huaj

Platforma dixhitale

Platforma dixhitale Fibank është shërbimi elektronik bankar i ofruar nga Fibank Albania, përmes të cilit ju mund të kryeni veprime të ndryshme bankare duke përdorur telefonin, kompjuterin ose tabletin. Ju mund të kontrolloni llogaritë, kursimet dhe kreditë në kohë reale, ose të transferoni para kundrejt llogarive në Fibank, në bankat e tjera në Shqipëri ose jashtë vendit: transferta, pagesa të faturave utilitare, pagesa/rimbushje të kartës së kreditit dhe me shumë:

  • Te gjitha veprimet bankare në dorën tuaj.
  • Vetëshërbim nga klienti.
  • I lehtë për t’u përdorur. (Identifikim me shenjë gishtërinjsh/fytyre)
  • Mesatarisht i thjeshtë në regjistrim.
  • Shumë i lehtë në aksesim.
  • Menu e thjeshtë për t’u përdorur. Mund të përdoret edhe nga fëmijët.
  • Plotësisht i sigurtë për të kryer transaksione: - (Identifikim me shenjë gishtërinjsh/fytyre) ose kod PIN.
  • I disponueshem në çdo moment; 24 orë në 7 ditë të javës.


Cfarë ofron platforma dixhitale?

  • Llogaritë – Pasqyre të llogarisë, dhe të dhëna mbi llogaritë. Emërtim të llogarive sipas dëshirës, për shëmbull «Paga».
  • Transferta:
    • Ndërmjet llogarive të klientit;
    • Tek klientë të tjerë brënda Fibank;
    • Transferta në LEK brënda Shqipërisë;
    • Transferta në SWIFT në EURO, USD, etj;
    • Model të gatshëm për transfertat. Një klikim dhe kryen transfertën;
  • Kartat e Debitit =>      Limitet, transaksionet, statusin (aktiv apo i bllokuar etj).
  • Detyrimet e mia =>     Pagese te kestit me nje klikim.
  • Sherbime utilitare =>  OSHEE, Albtelekom, Abcom etj.


Je klient i ri ne platformen dixhitale?

Hapat qe duhet te ndjekesh:

  1. Shkarko aplikacionin Fibank Mobile ne Google PlayStore ose App Store.
  2. Ne faqen kryesore kliko butonin “Fillo” per te filluar regjistrimin. Zgjidh nje emer perdoruesi dhe fjalekalim sipas deshires. Ploteso te dhenat e regjistrimit me te dhenat personale, mos harro te vendosesh adresen e e-mailit dhe numrin e celularit.
  3. Ne kutine tende postare do te vije nje e-mail konfirmimi (nje kod); kete kod duhet t’ia japesh bankierit personal. Paraqitu ne degen me te afert Fibank per te perfunduar regjistrimin.
  4. Ne dege bankieri personal do te kerkoje te nenshkruash dokumentat perkatese dhe do te te pajise me nje kod PIN qe do te perdoret vetem nje here.
  5. Rikthehu ne aplikacion dhe vendos kodin PIN te dhene nga banka.
  6. Me pas vendos nje kod PIN 6 shifror te zgjedhur nga ty. Bej kujdes, te jete jo i thjeshte pasi ky eshte kodi yt PIN per te aksesuar aplikacionin. Gjithashtu mund te perdoresh edhe shenjen e gishtit ose identifikim me fytyre ne telefonin tuaj. (Klikoni ketu per me shume detaje)


Je klient ekzistues ne E-Banking dhe deshiron te regjistrohesh ne platformen dixhitale?

Hapat qe duhet te ndjekesh:

  1. Shkarko aplikacionin Fibank Mobile ne Google PlayStore ose App Store.
  2. Tek faqja kryesore kliko butonin “Fillo” per te filluar regjistrimin.
  3. Vendos te njejtin emer perdoruesi dhe fjalekalimin qe perdor per E-Banking.
  4. Paraqitu prane deges me te afert Fibank per te perfunduar regjistrimin. Ne degen Fibank, bankieri personal do te te kerkoje te nenshkruash dokumentat perkatese si edhe do te te pajise me nje kod PIN qe do te perdoret vetem nje here.  (Klikoni ketu per me shume detaje)

Tarifa mujore e sherbimit elektronikFALAS
Gjenerimi i fjalekalimit te ri1 EURO
Transfertat brenda llogarive te FibankFALAS

 

Limitet e transaksionit

Limiti ditor per palet e besuara, pagesat e sherbimeve utilitare dhe pagesat e buxhetit => 250,000 Leke ose ekuivalent ne monedha te tjera.

Limiti ditor per te tjere => 250,000 Leke ose ekuivalent ne monedha te tjera.

Pyetjet e shpeshta
Si mund ta aktivizoj aplikacionin Fibank Mobile?

Tek faqja kryesore kliko butonin “Fillo” për të filluar rregjistrimin

Vendos të njëjtin emër përdoruesi dhe fjalëkalim që përdor për E-banking. 

Paraqituni pranë degës më të afërt Fibank për të përfunduar rregjistrimin. Në degën Fibank personeli do ju kërkojë të nënshkruani dokumentet përkatëse si edhe do ju pajisë me një kod 6-shifror PIN një përdorimësh për aplikacionin tuaj. 

Si mund ta shkarkoj aplikacionin Fibank Mobile në telefon?

Për telefonat/tabletat android aplikacioni mund të shkarkohet nga Play Store, ndërsa për përdoruesit që disponojnë aparate/tableta iOS mund ta shkarkojnë nga App Store.

Si veproj nëse humb apo më vjedhin celularin?

Ne rast humbjeje të pajisjes celulare ku keni të instaluar aplikacionin Fibank Mobile, kontaktoni ne 0800 0111.

Ku mund të ndryshoj PIN në telefon?

1.  Hapni mobile app
2.  Klikoni menunë “Konfigurime”
3.  Klikoni opsionin “Ndrysho kodin PIN”
4.  Vendosni PIN aktual 
6.  Vendosni PIN e ri dhe ta rikonfirmon