Monedha

LEK, EUR, USD

Afati

maksimumi 24 muaj

Shuma minimale

Nuk kerkohet shume minimale per hapjen e depozites


Nëse dëshironi që kursimet tuaja të kenë interesin më të mirë, oferta Depozita 2 Vjeçare vjen me interes maksimal 3.5% në LEK. *𝑲𝒋𝒐 𝒅𝒆𝒑𝒐𝒛𝒊𝒕𝒆 𝒐𝒇𝒓𝒐𝒉𝒆𝒕 𝒆𝒅𝒉𝒆 𝒏ë 𝑬𝑼𝑹𝑶 & 𝑼𝑺𝑫.


Me këtë depozitë, ju përfitoni:

  • Shuma e interesit në fund të vitit të parë i kreditohet klientit në llogari.
  • Interesi është fiks për të gjithë periudhën.
  • Nuk kërkohet shumë minimale për hapjen e depozitës.
  • Ju mund ta tërhiqni në çdo kohë para afatit të maturimit, por nuk përfitoni interes.
  • Nuk ka komisione për hapjen e llogarisë dhe për mirëmbajtjen e saj.
  • Ju mund të veproni nga çdo degë e FIBANK.


Karakteristikat e Depozitës:

  • Destinuar për klientët individë;
  • Monedha: LEK, EURO, USD;
  • Afati: periudha 2 vjeçare;
  • Rinovim si një depozitë standarte 24 mujore;
  • Norma e interesit: paguhet 2 herë – në fund të çdo viti - sipas Buletinit te depozitave; 
  • Shtesa e depozitës përfiton të njëjtën normë interesi. Për informacion të mëtejshëm mbi tarifat dhe komisionet klikoni këtu.


Shënim

Banka e pajis klientin me kontratë për depozitën e zgjedhur.
Depozita në Fibank sigurohet deri në shumën 2.500.000,00 (dymilion e peseqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimit te Depozitave ASD sipas, dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 "Për sigurimin e depozitave".


Cilat janë përfitimet e klientit?

  • Normat e interesit ndër më konkurueset në treg;
  • Shuma e interesit në fund të vitit të parë mund t'i shtohet shumës së principalit;
  • Mund ta tërhiqni depozitën tuaj në çdo kohë;
  • Nuk përfitohet interes nëse shuma tërhiqet para afatit të maturimit;
  • Nuk aplikohet tarifë për hapjen e llogarisë, dhe për mirëmbajtje llogarie;


A mund ta terhiqni depozitën tuaj përpara datës së maturimit?

  • Po. Ju mund të terhiqni një pjesë ose të gjithë depozitën tuaj para datës së maturimit;
  • Ju nuk përfitoni interes për tërheqjen para datës së maturimit;


Ju mund të hapni shpejt dhe lehtë një llogari depozite në çdo degë Fibank.


Do t'ju kërkohet:

  • Të paraqisni kartën tuaj të identitetit;
  • Mandatin e arkëtimit në depozitë;
  • Nënshkruani kontratën për hapjen e depozitës me Fibank;
  • Autorizimi për konvertim në rast se urdhërohet një konvertim.

Ju mund të adresoni cfarëdolloj pyetjeje në lidhje me produktet specifike, si dhe produkte të tjera të Bankës drejt punonjësve të çdo dege.
Do të jetë kënaqësia jonë që t'ju ofrojmë zgjedhjen më të mirë financiare.