Monedha
LEK, EUR, USD
Afati
Maksimumi 12 muaj
Shuma minimale
200 euro ose ekuivalent ne monedha te tjera
Oferta jonë
Është një kombinim i interesave të larta dhe pagesës së menjëhershme të të gjithë shumës së interesit në ditën e depozitimit.
Karakteristikat e Depozitës:
- Monedhat LEK, EUR, USD.
- Shuma minimale 200 EUR ose ekuivalenti në monedha të tjera.
- Afatet 1, 3, 6 dhe 12 muaj për LEK, EURO dhe 12 muaj për USD.
Më shumë:
- Ju mund të transferoni interesat e depozitës suaj në një llogari tjetër.
- Ju mund të shtoni depozitën në çdo kohë dhe përfitoni të njejtën normë interesi.
- Nëse kërkoni që të mbyllni depozitën përpara afatit të maturimit, banka do t'ju mbajë shumën e interesit të paguar në avancë (paradhenie).
- Depozita rinovohet si depozitë standarte me të njëjtin afat maturimi si depozita rekord. Për informacion të mëtejshëm mbi tarifat dhe komisionet klikoni këtu.
Shënim
Fibank nuk lëshon librezë për depozitat e kursimit. Banka e pajis klientin me kontratë për depozitën e zgjedhur.
Depozita në Fibank sigurohet deri në shumën 2.500.000,00 (dymilion e peseqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimit te Depozitave ASD sipas, dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 "Për sigurimin e depozitave".
Përfitimet
Çfarë ofron depozita “Rekord” që nuk e ofron një depozitë standard?
- Pagesa e menjëhershme e interesit që në datën e hapjes së depozitës.
- Interesi paguhet në një llogari rrjedhëse brënda bankës dhe ju përfitoni një kartë debiti Visa Contactless falas.
- Norma e interesit është më e lartë krahasuar me produkte të tjera.
- Për shuma që kalojnë 7 milionë Lekë, 50’000 EUR dhe USD depozita mund të negociohet sipas kushteve individuale të klientit.
- Nuk ka pagesa në hapje dhe për mirëmbajtje.
A mundeni ju ta shtoni depozitën tuaj?
- PO, pa limit në shumë dhe në kohë.
- Për shumën e shtuar ju mund ta merni interesin paraprakisht në Cash ose në llogarinë tuaj.
- Shuma e shtuar e depozitës do të përfitojë të njëjtën normë interesi si ajo e depozitës.
A mundeni ju ta tërhiqni depozitën tuaj para maturimit?
- Po, nese zgjidhni ta mbyllni depozitën përpara afatit te maturimit, ju do te humbisni interesin që ju është paguar që në fillim.
Hapja e Depozitës
Ju mund të hapni shpejt dhe lehtë një llogari depozite në çdo degë Fibank.
Ju do t'ju kërkohet:
- Të paraqisni kartën tuaj të identitetit;
- Mandatin e arkëtimit në depozitë;
- Të nënshkruani kontratën për hapjen e depozitës me Fibank.
Ju mund të adresoni çdo pyetje në lidhje me produktet specifike, si dhe me produkte të tjera të Bankës, te punonjësit e çdo dege.
Do të jetë kënaqësia jonë t'ju ofrojmë zgjedhjen më të mirë financiare.