Kushtet dhe Procedura për Raportimin e Sinjalizimit
Raportimi i sinjalizimit është referimi i një informacioni verbal ose me shkrim, nga një person në Njësinë e Sinjalizimit, për veprime të dyshimta ose shkelje të mundshme të kuadrit ligjor.
Kush mund të dorëzojë një raport sinjalizimi?
Çdo person që sinjalizon një shkelje të mundshme ligjore gjatë angazhimit në një kontekst pune, duke përfshirë:
Punonjës të bankës
Persona që ushtrojnë aktivitet si të vetëpunësuar, që punojnë ose kanë punuar për bankën
Persona që janë pjesë e organeve vendimmarrëse, mbikëqyrëse dhe ekzekutive
Persona që punojnë nën mbikëqyrjen dhe drejtimin e kontraktorëve, nënkontraktorëve ose furnizuesve
Persona, marrëdhënia e punës së të cilëve nuk ka filluar ende, në rastet kur informacioni në lidhje me shkeljen është marrë gjatë procesit të rekrutimit ose në një fazë tjetër para-kontraktuale
Persona, marrëdhënia e punës së të cilëve është ndërprerë, por që paraqesin një raport sinjalizimi për shkelje të mundshme
Raportimi anonim i referohet një raportimi të kryer nga një sinjalizues, identiteti i të cilit nuk dihet në kohën e raportimit ose kur vetë sinjalizuesi ka kërkuar të mbetet anonim gjatë këtij procesi. Raportimet anonime të sinjalizimit trajtohen nga Njësia e Sinjalizimit në të njëjtën mënyrë si çdo raport tjetër, pa vendosur kushte shtesë për marrjen, shqyrtimin dhe verifikimin e tyre.
Çfarë informacioni duhet të përmbajë raporti i sinjalizimit?
Raporti duhet të përmbajë:
identitetin dhe të dhënat e kontaktit të sinjalizuesit, përveç rasteve kur raportimi bëhet në mënyrë anonime;
organin ose personin e përfshirë, për të cilin raportohet shkelja;
një përshkrim të informacionit mbi shkeljet e mundshme të kuadrit ligjor, të shoqëruar me fakte, rrethana dhe dokumentacion mbështetës.
Si mund të dorëzohet një raport sinjalizimi?
Raportet e sinjalizuesve mund të dorëzohen me shkrim ose verbalisht.
Raportet me shkrim mund të dorëzohen:
nëpërmjet postës elektronike: whistleblower@fibank.al
nëpërmjet shërbimit postar në adresën: Blvd. "Dëshmorët e Kombit", Kullat Binjake, Kulla nr. 2, Kati 12, Kodi Postal 1019, Tiranë, Shqipëri.
Raportet verbalisht mund të dorëzohen:
duke telefonuar në numrin +355 4 2276712, brenda orarit të punës të bankës;
nëpërmjet një takimi personal me punonjësin e Njësisë së Sinjalizimit të bankës, bazuar në kërkesën e sinjalizuesit, të organizuar duke përdorur numrin e kontaktit ose adresën e postës elektronike të treguar më lart.
Si do të trajtohet raportimi juaj i sinjalizimit?
Raportimi do të trajtohet me integritet, konfidencialitet dhe paanshmëri, gjë që mundëson shqyrtimin dhe zgjidhjen në një mënyrë objektive.
Brenda 7 ditëve nga marrja e raportit tuaj, Zyrtari i Sinjalizimit do të konfirmojë marrjen e raportit, përveç nëse kërkohet shprehimisht që të mos e bëjë këtë nga personi që paraqet raportin ose kur konfirmimi mund të kompromentojë mbrojtjen e identitetit të sinjalizuesit. Ne do të informojmë sinjalizuesin për veprimet e ndërmarra ose të parashikuara si ndjekje të mëtejshme, progresin e sinjalizimit dhe rezultatin përfundimtar jo më vonë se 3 muaj nga data e konfirmimit të regjistrimit të raportit të sinjalizimit.
Përpunimi i të dhënave personale
Përpunimi i të dhënave personale kryhet vetëm për qëllimin e shqyrtimit të raportit të sinjalizimit, në përputhje me Ligjin 124/2024 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale". Të dhënat personale që nuk konsiderohen të nevojshme për trajtimin e një raporti nuk do të mblidhen, dhe nëse të dhëna të tilla mblidhen aksidentalisht, ato fshihen pa vonesë.