Mundësi

Tërheqni klientë të rinj që preferojnë të paguajnë me kartë

Avantazhe

Ju shmangni tarifat për depozitimin dhe llogaritjen në një degë banke

I përshtatshëm

Aktivitetet tregtare

Metoda e aktivizimit

Në bankë

POS Fizik

Fibank Albania ofron pajisjet POS më inovative në treg nga një shitës i njohur global, Ingenico.

POS-et tona, Android Axium DX8000, janë të pajisura me versionin më të fundit PCI PTS v.6.x.

Ne ofrojmë tregtarëve një shumëllojshmëri mënyrash të pagesave dhe POS-et tona mund të personalizohen për dyqanet, hotelet, restorantet, supermarketet tuaja. Përmes terminaleve POS Fibank, tregtarët mund të kryejnë pagesa me dhe pa kontakt.

Ne ofrojmë shërbimin e suportit teknik në vendndodhjen e tregtarit dhe suport nëpërmjet telefonit në një numër të dedikuar gjatë 7 ditëve të javës. Tregtarët mund të kontaktojnë në numrin +35542276777 për gjithçka.

POS-et tona suportojnë komunikimin GPRS dhe mund të instalohen në një kohë të shkurtër në vendndodhjen e tregtarit, pa ndonjë kërkesë tjetër nga ana e tregtarit.

Tregtari mund të zgjedhë të mbledhë pagesat në llogarinë e tij në Fibank në këto valuta ALL dhe/ose EUR.

Vizitoni një nga degët e Fibank për të aplikuar për këtë shërbim!

POSÍ , më shumë zgjidhje për një klientele në rritje, më shume mundësi për ty.

Nëse je një biznes i vogël apo i mesëm me prezencë fizike në Shqipëri dhe nuk ke pasur kurrë më parë një pajisje POS, aplikoni për programin POSÍ përmes Fibank duke nisur nga data 1 Maj. 

Kriteret për hyrje:

  • Të gjitha ndërmarrjet e vogla e të mesme (personat fizikë dhe SHPK-të) që operojnë në sektorët:
  • Hotele
  • Restorante dhe Kafene
  • Dyqane ushqimore
  • Taksi
  • Tregtarët që nuk kanë pasur më parë pajisje POS.
  • Tregtarët me dyqane fizike
     

Përfitimet e programit:

  1. Pajisje POS falas për 12 muaj
  2. 0% komision për të gjitha transaksionet me kartë, deri në kufirin vjetor të përcaktuar sipas sektorit:


• €19,000 për Ushqimore 

• €24,000 për Hotele 

• €15,000 për Restorante & Kafene 

• €2,000 për Taksi

Kohëzgjatja e Programit: Programi fillon më 1 maj 2025 dhe do të përfundojë ose pas shpërndarjes së 4.750 terminaleve të reja POS, 
ose më 30 prill 2026, cilado ndodh më parë. 

 

Rregulla të Përgjithshme:
Çdo tregtar mund të nënshkruajë marrëveshje vetëm me një bankë përfituese
Mund të marrë vetëm një pajisje POS falas(çdo MCC i ndryshëm llogaritet si tregtari veçantë).
Për të mbetur aktiv, çdo pajisje POS duhet të realizojë të paktën katër transaksione Mastercard në çdo tremujor