
7 gabime që biznesi yt mund të shmangë duke përdorur POS

Sa mund t'i kushtojnë biznesit tënd gabimet e vogla gjatë pagesës?
Një kusur i kthyer gabim, një klient që largohet sepse nuk ka cash apo një përllogaritje e pasaktë e kursit të këmbimit. Duken si situata të vogla, por kur përsëriten çdo ditë, mund të ndikojnë në të ardhurat dhe efikasitetin e biznesit.
Pagesat me POS nuk janë thjesht një alternativë ndaj cash-it. Ato ndihmojnë në shmangien e gabimeve, kursimin e kohës dhe reduktimin e shitjeve të humbura.
Ja 7 situata ku POS mund të bëjë diferencën.
1. Gabimet në kthimin e kusurit
Në oraret e ngarkuara, numërimi i parave dhe kthimi i kusurit mund të sjellin gabime financiare ose pakënaqësi te klientët.
Me POS, pagesa kryhet elektronikisht, pa pasur nevojë për numërimin e cash-it dhe kthimin e kusurit.
2. Humbjet nga kursi i këmbimit
“A mund të paguaj në euro?”
Për bizneset që punojnë me turistë, përllogaritja manuale e kursit të këmbimit mund të shkaktojë gabime dhe humbje.
Pagesat me kartë shmangin nevojën për këmbim manual në momentin e shitjes, ndërsa konvertimi, kur nevojitet, kryhet sipas kushteve të bankave dhe rrjeteve të kartave.
3. Shitjet e humbura nga mungesa e cash-it
“Po vij nesër.”
“E marr herën tjetër.”
“S'kam mjaftueshëm cash.”
Jo çdo klient që premton se do të kthehet, kthehet vërtet.
Duke pranuar pagesa me POS, biznesi redukton rrezikun e humbjes së një shitjeje vetëm për shkak të mënyrës së pagesës.
4. Koha e humbur gjatë pagesës
Kërkimi i kusurit, numërimi i kartëmonedhave dhe pritja derisa klienti të gjejë cash mund të krijojnë vonesa dhe radhë.
Pagesat contactless mund ta përshpejtojnë procesin, veçanërisht në biznese me fluks të lartë klientësh.
5. Mospërputhjet në arkë
Numërimi dhe rakordimi i pagesave cash mund të sjellin diferenca në fund të ditës.
Me POS, transaksionet regjistrohen elektronikisht, duke lehtësuar kontrollin dhe verifikimin e pagesave, pa zëvendësuar proceset e kontabilitetit dhe fiskalizimit.
6. Rreziqet e administrimit të cash-it
Mbajtja e shumave të mëdha cash shoqërohet me rrezik humbjeje, vjedhjeje apo gabimesh në numërim.
Pagesat me POS reduktojnë nevojën për administrimin fizik të parave dhe mundësojnë kalimin e fondeve në llogarinë bankare të lidhur me shërbimin.
7. Klientët që preferojnë pagesat me kartë
Një turist pa lekë cash apo një klient që preferon të paguajë me telefon mund të zgjedhë një biznes tjetër nëse nuk i ofrohet kjo mundësi.
Pranimi i pagesave me kartë nuk garanton më shumë shitje, por eliminon një pengesë të rëndësishme në procesin e blerjes.