Specialist Raportimi në Departamentin e Finances dhe Kontabilitetit

BANKA E PARE E INVESTIMEVE – ALBANIA SHA 

 

NJOFTIM PUNE

 

Banka e Pare e Investimeve – Albania, një bankë tregtare me rritje të shpejtë, po kërkon të punësojë individë të kualifikuar ne pozicionin e:

 

Specialist Raportimi në Departamentin e Finances dhe Kontabilitetit   

 

Përshkrimi i Punës:

 

Nën drejtimin e Chief Financial Officer, Specialisti Raportimit është përgjegjës për:

 

  • Të përgatisë për rishikim nga përgjegjësi i raportimeve apo drejtuesi i departamentit, Sistemin e Raportimit të Unifikuar dhe raporte të tjera periodike për Bankën e Shqipërisë. 
  • Të reflekojë pa vonesë cdo ndryshim në kërkesat rregullatore për raportim në ciklin e raportimit.
  • Të përgatisë për rishikim nga përgjegjësi i raportimeve apo drejtuesi i departamentit raportet periodike dhe vjetore në përputhje me Standartet Ndërkombëtare të Kontabilitetit.
  • Të përgatisë për rishikim nga përgjegjësi i raportimeve apo drejtuesi i departamentit raportet mujore për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave.
  • Të përgatisë për rishikim nga përgjegjësi i raportimeve, raporte ad hoc apo periodike që kanë lidhje me aktivitetin e bankës, të kërkuara këto nga përdorues të brendshëm apo të jashtëm.
  • Të asistojë Departamentin e Financës dhe Kontabilitetit në të gjitha aktivitetet e tij sa herë që kjo të gjykohet e nevojshme nga ky i fundit.
  • Asiston në përgatitjen e informacionit financiar të kërkuar nga auditorët e brendshëm dhe të jashtëm të Bankës ne lidhje me raportet që u nevojiten dhe që janë brenda detyrave dhe kompetencave të tij/saj;
  • Merr pjesë në procesin e mbylljes financiare të vitit;
  • Të kryejë dhe detyra të tjera në lidhje me raportimin financiar sipas udhëzimeve të Administratorëve të Bankës

 

Kompetenca / Aftësitë:

 

  • Diplomë universitare në Financë ose Kontabilitet (ose fusha të lidhura).
  • Kërkohet përvojë në Kontabilitet/Raportim Financiar ose fusha të lidhura ngushtë në sektorin bankar.
  • Njohuri të produkteve standarde MS-office, veçanërisht Excel.
  • Aftësi në të shkruar dhe të folur në gjuhën angleze profesionale.
  • Aftësi për të identifikuar problemet, për të formuluar opinione, për të nxjerrë përfundime dhe për të rekomanduar zgjidhje. Kërkohen aftësi planifikimi dhe organizative.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur.
  • Angazhim për të mësuar vazhdimisht dhe gatishmëri për t'u informuar mbi zhvillimet e reja në rregulloret dhe Standardet e Kontabilitetit të Bankës së Shqipërisë.

 

Ne ofrojme:

 

  • Mundësinë për t’ju bashkuar ekipit tonë profesional.
  • Paketë financiare konkurruese.
  • Mundësi trajnimi.
  • Zhvillim karriere.

 

Dokumentet e nevojshme:

 

  • CV të përditësuar në Anglisht

 

*Nëse CV-ja nuk është në gjuhën angleze nuk do të merret në konsideratë.

 

Të gjitha pozicionet e lira të punës publikohen në faqen www.fibank.al.

 

Për të aplikuar, të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentet e kërkuara në adresat e mëposhtme të emailit hr@fibank.al brenda datës 25.02.2026.

 

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Fibank deshiron të informojë kandidatët e interesuar se çdo informacion i paraqitur në kuadër të shprehjes së interesit të tyre do të trajtohet me nivelin më të lartë të sigurisë, në përputhje të plotë me ligjin nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, si dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

 

Gjithashtu, me dorëzimin e këtij informacioni, kandidati i interesuar deklaron dhe jep pëlqimin e tij për përpunimin e mëtejshëm së të dhënave personale nga Fibank, ekskluzivisht për përdorim të brendshëm të Bankës dhe vetëm për qëllimin për të cilin ai i ka dhënë vullnetarisht këto të dhëna.