Specialist në Departamentin e Burimeve Njerëzore
BANKA E PARE E INVESTIMEVE – ALBANIA SHA
NJOFTIM PUNE
Banka e Pare e Investimeve – Albania, një bankë tregtare me rritje të shpejtë, po kërkon të punësojë individë të kualifikuar ne pozicionin e:
Specialist në Departamentin e Burimeve Njerëzore
Përshkrimi i Punës:
Specialisti i Burimeve Njerëzore është përgjegjës për:
- Rekrutimi, procesi i punësimit, zhvillimi, trajnimi, pajtueshmëria me ligjin e punës, largimet, intervistat e daljes, etj.;
- Ndjekja e procesit të vlerësimit të performancës së stafit në baza vjetore;
- Përgjegjës për plotësimin e dosjeve individuale të të gjithë punonjësve të bankës, sipas dokumentave të kërkuara nga institucioni, hartimin dhe nënshkrimin e kontratave të punës dhe përshkrimeve të punës, përditësimin e dosjes personale të punonjësve me të gjitha ndryshimet, etj.;
- Bërja e raporteve periodike, analizave, sipas nevojave;
- Trajtimi i ankesave, shqetësimeve apo problemeve që mund të raportohen nga stafi;
- Zhvillimi dhe përditësimi i politikave, manualeve, procedurave në fuqi të departamentit;
- Ndërveprimi me institucionet shtetërore si BSH, Drejtoria Rajonale e Punësimit, Inspektorati Shtetëror i Punës apo institucione të tjera shtetërore;;
- Asiston kolegët në aktivitetet e tyre të përditëshme;
- Etj.
Kompetenca / Aftësitë:
- Diplomë universitare në Drejtësi ose Ekonomi;
- Kandidatët me eksperiencë të mëparëshme në sektorin financiar do të kenë përparësi;
- Kandidati duhet të ketë aftësi të shkëlqyera komunikuese,
- Të jetë i aftë për punë në grup, si edhe të mësojë dhe të adaptohet shpejt në një mjedis të ri dhe dinamik;
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar;
- Njohuri shumë të mira të programeve të Microsoft Office.
Ne ofrojme:
- Mundësinë për t’ju bashkuar ekipit tonë profesional.
- Paketë financiare konkurruese.
- Mundësi trajnimi.
- Zhvillim karriere.
Dokumentet e nevojshme:
- CV të përditësuar në Anglisht
*Nëse CV-ja nuk është në gjuhën angleze nuk do të merret në konsideratë.
Të gjitha pozicionet e lira të punës publikohen në faqen www.fibank.al.
Për të aplikuar, të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentet e kërkuara në adresat e mëposhtme të emailit hr@fibank.al brenda datës 07.04.2026.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Fibank deshiron të informojë kandidatët e interesuar se çdo informacion i paraqitur në kuadër të shprehjes së interesit të tyre do të trajtohet me nivelin më të lartë të sigurisë, në përputhje të plotë me ligjin nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, si dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
Gjithashtu, me dorëzimin e këtij informacioni, kandidati i interesuar deklaron dhe jep pëlqimin e tij për përpunimin e mëtejshëm së të dhënave personale nga Fibank, ekskluzivisht për përdorim të brendshëm të Bankës dhe vetëm për qëllimin për të cilin ai i ka dhënë vullnetarisht këto të dhëna.