Specialist i Bankingut Digjital
BANKA E PARE E INVESTIME – ALBANIA SHA
NJOFTIM PUNE
Banka e Pare e Investimeve – Albania, një bankë tregtare me rritje të shpejtë, po kërkon të punësojë individë të kualifikuar ne pozicionin e:
Specialist i Bankingut Digjital
Përshkrimi i punës:
Specialist i bankingut digjital është përgjegjës për:
- Monitorimi dhe suporti i kanaleve dhe sherbimeve te bankingut digjital.
- Bashkepunimi me ekipet IT dhe ofruesit e jashtem per problematikat, ndryshimet dhe permiresimet.
- Pjesemarrja ne projekte dhe implementime te lidhura me bankingun digjital.
- Mbështetja ne testimin dhe UAT per funksionalitete te reja dhe ndryshime ne sisteme.
- Analizimi dhe ndjekja e problematikave teknike dhe funksionale te kanaleve digjitale.
- Suporti i klienteve per perdorimin/problematikat lidhur me bankingun digjital.
- Pergatitja dhe mirembajtja e dokumentacionit perkates.
- Bashkepunimi me njesite e tjera per te siguruar funksionimin normal dhe permiresimin e vazhdueshem te sherbimeve te bankingut digjital.
Kompetencat / Aftësitë:
- Diplome universitare ne IT, Informatike-Ekonomike, Ekonomi.
- 2–3 vite eksperience pune ne sektorin bankar, preferohet ne bankingun digjital, operacione bankare ose funksione te lidhura me IT.
- Eksperienca me kanalet dhe sherbimet e bankingut digjital perben avantazh.
- Eksperience ne pjesemarrjen ne projekte bankare ose teknologjike.
- Njohuri baze te proceseve bankare dhe sistemeve IT.
- Aftesi te mira analitike dhe per zgjidhjen e problemeve.
- Aftesi per te bashkepunuar me ekipet IT, njesite e biznesit dhe ofruesit e jashtem.
- Njohuri te mira te gjuhes angleze.
- Aftesi te mira komunikimi dhe bashkepunimi.
Ne ofrojmë:
- Mundësinë për t’ju bashkuar ekipit tonë profesional.
- Paketë financiare konkurruese.
- Mundësi trajnimi.
- Zhvillim karriere.
Dokumentet e nevojshme:
- CV të përditësuar në Anglisht
*Nëse CV-ja nuk është në gjuhën angleze nuk do të merret në konsideratë.
Të gjitha pozicionet e lira të punës publikohen në faqenwww.fibank.al.
Për të aplikuar, të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentet e kërkuara në adresat e mëposhtme të emailit hr@fibank.al brenda datës 30.09.2026.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Fibank deshiron të informojë kandidatët e interesuar se çdo informacion i paraqitur në kuadër të shprehjes së interesit të tyre do të trajtohet me nivelin më të lartë të sigurisë, në përputhje të plotë me ligjin nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, si dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
Gjithashtu, me dorëzimin e këtij informacioni, kandidati i interesuar deklaron dhe jep pëlqimin e tij për përpunimin e mëtejshëm së të dhënave personale nga Fibank, ekskluzivisht për përdorim të brendshëm të Bankës dhe vetëm për qëllimin për të cilin ai i ka dhënë vullnetarisht këto të dhëna.