Specialist i lartë i auditimit të brendshëm për IT

Banka e Parë e Investimeve – Albania, një bankë tregtare me rritje të shpejtë, po kërkon të punësojë individë të kualifikuar ne pozicionin e:

 

                                                                                    Specialist i lartë i auditimit të brendshëm për IT

Përshkrimi i Punës:

Nën drejtimin e Drejtuesit të Departamentit të Auditimit të Brendshëm, Specialist i larte kontrollit te IT vlerëson në mënyrë të pavarur kontrollet e teknologjisë së informacionit dhe sigurisë së informacionit në bankë.

Pozicioni përfshin përgjegjësitë e mëposhtme:

- Planifikon dhe realizon auditimet IT të caktuara, në përputhje me planin vjetor dhe metodologjinë e Auditimit të Brendshëm.

- Identifikon rreziqet teknologjike dhe përcakton kontrollet dhe testet e nevojshme për vlerësimin e tyre.

- Auditon administrimin e përdoruesve dhe akseseve, privilegjet administrative, ndarjen e detyrave dhe proceset e miratimit e rishikimit të të drejtave.

- Vlerëson kontrollet e sigurisë në infrastrukturën IT, rrjete, serverë, baza të dhënash dhe aplikacione bankare, përfshirë core banking dhe shërbimet digjitale.

- Auditon proceset e menaxhimit të ndryshimeve, përditësimeve, dobësive teknike dhe incidenteve të sigurisë.

- Vlerëson kontrollet për mbrojtjen e informacionit dhe të dhënave personale, monitorimin e aktiviteteve dhe parandalimin e aksesit të paautorizuar.

- Shqyrton proceset e backup, rikuperimit të sistemeve dhe vazhdimësisë së biznesit, përfshirë rezultatet e testimeve përkatëse.

- Vlerëson kontrollet mbi furnitorët dhe shërbimet IT të kontraktuara, përfshirë detyrimet kontraktore dhe monitorimin e tyre.

- Dokumenton testet dhe provat e auditimit dhe përgatit raporte me gjetjet, nivelin e rrezikut dhe rekomandimet për përmirësim.

- Ndjek planet e veprimit dhe verifikon zbatimin dhe efektivitetin e masave korrigjuese.

- Bashkëpunon me funksionet IT, Sigurinë e Informacionit, Riskun, Përputhshmërinë dhe auditimin e grupit, duke ruajtur pavarësinë dhe objektivitetin profesional.

Kompetenca dhe aftësi

Arsimi

- Diplomë universitare në Teknologji Informacioni, Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Informatike, Informatikë Ekonomike ose fusha të ngjashme.

Përvoja profesionale

- Minimumi 3 vite përvojë relevante në auditim IT, siguri informacioni, administrim sistemesh ose administrim të rrezikut teknologjik.

- Përvoja në auditim IT ose në sektorin bankar dhe financiar përbën avantazh.

Njohuritë profesionale dhe teknike

- Njohuri të metodologjisë së auditimit, vlerësimit të rrezikut, testimit të kontrolleve dhe dokumentimit të gjetjeve.

- Njohuri të mira mbi sistemet operative, rrjetet, bazat e të dhënave dhe administrimin e akseseve.

- Njohuri mbi sigurinë kibernetike, menaxhimin e incidenteve dhe vazhdimësinë e biznesit.

- Njohje të standardeve dhe praktikave si IIA Global Internal Audit Standards, COBIT dhe ISO/IEC 27001.

- Njohuri mbi kuadrin rregullator të Bankës së Shqipërisë dhe kërkesat vendase për sigurinë e informacionit dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

- Aftësi për analizimin e të dhënave dhe përdorimin e Excel. Njohuritë në SQL përbëjnë avantazh.

- Certifikimi CISA ose angazhimi në procesin e certifikimit përbën avantazh. Vlerësohen edhe certifikime të tjera relevante në auditim dhe siguri informacioni.

- Njohuritë mbi DORA, qëndrueshmërinë operacionale digjitale dhe kontrollet e sistemeve të pagesave përbëjnë avantazh.

Kriteret individuale

- Integritet, konfidencialitet dhe gjykim i pavarur profesional.

- Aftësi analitike për identifikimin e problemeve dhe formulimin e rekomandimeve të qarta.

- Aftësi planifikuese dhe organizative, me kujdes ndaj detajeve dhe respektim të afateve.

- Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur.

- Komunikim shumë i mirë në shqip dhe anglisht, në të folur dhe në të shkruar.

- Gatishmëri për zhvillim profesional dhe përditësim të vazhdueshëm të njohurive.

 Ne ofrojmë:

  • Mundësi për t'iu bashkuar ekipit tonë profesional.
  • Paketë financiare konkurruese.
  • Mundësi trajnimi.
  • Zhvillim karriere.

Dokumentet e nevojshme:

  • CV e përditësuar në anglisht

*Nëse CV-ja nuk është në gjuhën angleze nuk do të merret në konsideratë.

Të gjitha pozicionet e lira të punës publikohen në faqen www.fibank.al.

Për të aplikuar, të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentet e kërkuara në adresat e mëposhtme të emailit hr@fibank.al brenda datës 20.11.2026.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Fibank deshiron të informojë kandidatët e interesuar se çdo informacion i paraqitur në kuadër të shprehjes së interesit të tyre do të trajtohet me nivelin më të lartë të sigurisë, në përputhje të plotë me ligjin nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, si dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

Gjithashtu, me dorëzimin e këtij informacioni, kandidati i interesuar deklaron dhe jep pëlqimin e tij për përpunimin e mëtejshëm së të dhënave personale nga Fibank, ekskluzivisht për përdorim të brendshëm të Bankës dhe vetëm për qëllimin për të cilin ai i ka dhënë vullnetarisht këto të dhëna.