SPECIALIST LIGJOR (Jurist)

NJOFTIM PËR VEND VAKANT

SPECIALIST LIGJOR (Jurist)

 

Fibank Albania, bankë tregtare me rritje të shpejtë, po kërkon të punësojë një individ të kualifikuar për pozicionin Specialist ligjor (Jurist) pranë Departamentit Juridik, në Zyrat Qendrore në Tiranë.

 

Përkufizim i përgjithshem i pozicionit: 

Rishikimi dhe përgatitja e Kontratave. Analiza e rreziqeve ligjore. Përgatitja e Opinioneve ligjore. Përfaqësimi në Gjykatë dhe mbrojtja e interesave të Bankës. Ndjekja e procedurave ligjore ndaj Debitoreve.

 

Kompetencat/Aftësitë:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë niveli në Shkencat Juridike, master professional;
  • Preferohet me eksperiencë pune në Banka, avokati, institucione që operojnë në fushën e të drejtës tregetare apo atë të pronësisë;
  • Të jetë i përkushtuar dhe i komunikueshëm për zbatimin e detyrave;
  • Të ketë njohuri të mira kompjuterike;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze;
  • Të mos jetë i dënuar;

Ne ofrojmë:

 

  • Mundësi për t'u bashkuar me ekipin tonë profesional;
  • Shpërblim konkurrues;
  • Mundësi trajnimi;
  • Zhvillimi të karrierës.

 

Dokumentat e nevojshme:

 

  • Letër aplikimi, CV e përditësuar në gjuhën angleze

 

Të gjitha aplikimet do të trajtohen në konfidencialitet të rreptë. Bazuar në ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, neni 12 -17, informacioni personal i depozituar për aplikimin për punësim do të përdoret vetëm për këtë qëllim.

Dokumentet duhet të dorëzohen në adresën e mëposhtme:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Kullat Binjake, Kulla 2, Kati 14, Tiranë

adresa e-mail: hr@fibank.al & e.doko@fibank.al 

 

Afati i fundit: 30/08/2026