Personal Banker

 

BANKA E PARE E INVESTIMEVE – ALBANIA SHA 

 

NJOFTIM PUNE

 

Banka e Pare e Investimeve – Albania, një bankë tregtare me rritje të shpejtë, po kërkon të punësojë individë të kualifikuar ne pozicionin e:

 

Bankier Personal në Agjencinë Tiranë

 

Përshkrimi i punës:

 

Bankieri Personal është përgjegjës për:

 

  • Regjistrimi dhe kontrolli i operacioneve të iniciuara nga klientët, të kryera në ambientet e bankës.
  • Mbajtja e dosjeve të klientëve të plota dhe në rregull.
  • Analizimi i aplikimeve për kredi, finalizimi dhe administrimi i kredive.
  • Lidhja e marrëveshjeve me klientët për: llogari depozitash dhe rrjedhëse në monedhë vendase dhe të huaj.
  • Hapja, mirëmbajtja dhe mbyllja e llogarive të klientëve;
  • Fillimi i depozitave, tërheqjeve të parave të gatshme, transfertave të brendshme (brenda bankës), këmbimit të valutave; transfertave kombëtare dhe ndërkombëtare të parave;
  • Pranimi i kërkesave për lëshimin e kartave të debitit dhe kreditit; kërkesat dhe regjistrimi i operacioneve të Bankës për lëshimin dhe arkëtimin e çeqeve nominale;
  • Identifikimi i klientëve me anë të një dokumenti identifikimi të vlefshëm;
  • Futja e dokumenteve të tjera;
  • Sigurimi i shërbimit ndaj klientit me cilësi të lartë në efikasitet, efektivitet dhe kujdes ndaj klientit;
  • Kontaktimi dhe takimi me klientë potencialë, si dhe promovimi i produkteve dhe shërbimeve të Bankës nëpërmjet marketingut të drejtpërdrejtë;
  • Shqyrtimi i aplikimeve për kredi, përgatitja e propozimeve për kredi dhe paraqitja për miratim tek organi përkatës;

 

Kompentencat / Aftësitë:

 

  • Diplomë në Ekonomi.
  • Preferohet me eksperiencë pune në banke minimum 2 vite.
  • Kandidati duhet të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi, aftësi bashkëpunuese në grup, aftësi të mira prezantuese, të jetë një person që mëson dhe përshtatet shpejt në një ambjent dinamik.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Njohuri shumë të mira në kompjuter (Paketa Microsoft Office).

 

Ne ofrojme:

 

  • Mundesine per t’ju bashkuar ekipit tone professional.
  • Paketete financiare konkurruese.
  • Mundesi trajnimi.
  • Zhvillim karriere.

 

Dokumentet e nevojshme:

 

  • CV te perditesuar ne Anglisht 
  • Leter aplikimi

 

*Nëse CV-ja nuk është në gjuhën angleze nuk do të merret në konsideratë.

 

Të gjitha pozicionet e lira të punës publikohen në faqen www.fibank.al.

 

Për të aplikuar, të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentet e kërkuara në adresen e mëposhtme të emailit hr@fibank.al brenda datës 31.12.2025.

 

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Fibank deshiron të informojë kandidatët e interesuar se çdo informacion i paraqitur në kuadër të shprehjes së interesit të tyre do të trajtohet me nivelin më të lartë të sigurisë, në përputhje të plotë me ligjin nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, si dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

 

Gjithashtu, me dorëzimin e këtij informacioni, kandidati i interesuar deklaron dhe jep pëlqimin e tij për përpunimin e mëtejshëm së të dhënave personale nga Fibank, ekskluzivisht për përdorim të brendshëm të Bankës dhe vetëm për qëllimin për të cilin ai i ka dhënë vullnetarisht këto të dhëna.