- MasterCard Debit
Monedha
ALL, EUR
Komision mirëmbajtje
Pa Komision
Tërheqje nga ATM Fibank
Pa Komision
MasterCard Debit
MasterCard Debit - Ke botën në dorën tënde!
- E merr automatikisht, vetëm hap llogari rrjedhëse!
- Pa komision mirëmbajtje!
- Përdorim kudo, dyqane, internet, tërheqje ATM!
MasterCard Debit është një kartë debiti. Me të ju mund të blini dhe të bëni pagesa në më shumë se 24 milion restorante, hotele, dyqane, etj. dhe të tërhiqni para në çdo bankomat në Shqipëri dhe jashtë.
Gjithashtu mund të blini ne internet tek tregtarët që e pranojnë këtë lloj kartë.
Me MasterCard Debit tërhiqni para kur të dëshironi
Nëse ju duhen para në dorë, ju mund t'i tërhiqni ato në çdo moment nga çdo ATM në të gjithë botën.
Ju paguani çdo gjë me një kartë të vetme
Me MasterCard Debit ju mund të paguani për blerje të ndryshme në Shqipëri dhe jashtë saj.
Blini Online
Mund të blini online tek tregtarët që e pranojnë këtë lloj pagese. Pagesa bëhet duke futur numrin e kartës, datën e skadencës dhe kodin CVV (Card Verification Value) kur faqja e kerkon. Në disa faqe të veçanta mund të kerkohet edhe ndonjë informacion tjetër shtesë. Pagesat mund të bëhen vetëm pas autentifikimit elektronik.
Ju mund të zgjidhni monedhën e llogarisë së kartës tuaj
Ju mund të zgjidhni monedhën e llogarisë tuaj sipas të ardhurave që ju keni ose sipas vendit ku udhëtoni më shpesh. Banka mund të hapë një llogari në Lekë ose në Euro.
Veprime të sigurta me kartën tuaj
Transaksionet me MasterCard Debit janë elektronikisht të sigurta në POS-e dhe ATM me autorizim 100% nga banka lëshuese. Verifikimi i kartëmbajtësit bëhet me firmë dhe me PIN. Për të mbajtur të sigurt kartën tuaj, mbajeni PIN-in sekret nga të tjerët.
Parametrat e kartës Detajet Monedha ALL, EUR Vlefshmëria 5 vjet Norma e interesit e llogarisë së kartës Sipas Tarifave Lloji i kartës MasterCard Debit Kartë primare I lëshohet titullarit të llogarisë Lëshimi i kartës Pa pagesë Tërheqje Cash nga bankomatet (ATM) e Fibank Pa pagesë Tërheqje nga bankomate të bankave të tjera në Shqipëri 200 ALL Tërheqje në monedhë të huaj nga ATM- të e bankave të tjera, karta Master Debit Contactless në Lekë 2% e shumës së tërhequr / minimumi 500 ALL Blerje në monedhë të huaj në POS, karta Master Debit Contactless 25 ALL për blerje jashtë Shqipërisë/ 0.25 Euro për çdo transaksion
Fibank ofron FALAS kartë Debiti Mastercard me teknologjinë me chip dhe contactless
Ju mund të aplikoni për kartë debiti duke vizituar njërën nga degët e Fibank dhe duke plotësuar formularin e aplikimit për kartë.
E vetmja kërkesë për ju është të paraqitni një kartë identiteti.
Pas konfirmimit nga shërbimi i klientit karta juaj do të jetë gati brenda 3 ditëve punë për degët e Tiranës dhe brenda 5 ditëve punë për degët që ndodhen në rrethe, si edhe karta mund te merret brenda dites ne rast se paguhet komisioni i leshimit te kartes ekspres.
Mund të aplikoni për Mastercard Debit nëse:
- Jeni shtetas shqiptar dhe banor i vendit
- Keni mbi 18 vjeç
- Kartën e Identitetit / Pasaportën
