
Fibank Mobile
PLATFORMA DIGJITALE
Fibank Mobile është shërbimi elektronik bankar i ofruar nga Fibank Albania, përmes së cilit ju mund të kryeni veprime të ndryshme bankare duke përdorur telefonin ose tabletin. Ju mund të kontrolloni llogaritë, kursimet dhe kreditë në kohë reale ose të transferoni para kundrejt llogarive në Fibank, në bankat e tjera në Shqipëri ose jashtë vendit: transferta, pagesa të faturave utilitare, pagesa/rimbushje të kartës së kreditit dhe më shumë.
Pse duhet të përdorni aplikacionin fibank mobile:
- I lehtë për t’u aksesuar;
- Plotësisht i sigurt për të kryer transaksione;
- Identifikim me shenjë gishtërinjsh/fytyre ose kod PIN;
- I disponueshëm në çdo moment: 24 orë në 7 ditë të javës.
- Pasqyra të gjëndjeve të llogarive (historiku i veprimeve të tyre).
- Transferta:
- Midis llogarive të mia
- Brënda Fibank
- Jashtë bankës në LEK
- Drejt thesarit të shtetit
- Në monedhë të huaj
- Kontroll i gjëndjes së kartave të debitit/kreditit dhe historikut të veprimeve;
- Kontroll i të gjitha detajeve të kredive apo depozitave;
- Pagesat për shlyerjen e detyrimit të kartës së kreditit;
- Pagesat e faturave utilitare si: FSHU, UKT, UKD, UKV, TË ARDHURA THESARI DEGA TIRANË, ONE ALBANIA SHA/ALBTELECOM;
- Pagesë taksash ose institucioneve të ndryshme si Tatim Taksave, Doganave.
- Kërkesë për Kurs Preferencial: Përdoruesi ka të drejtë të kërkojë për një kurs preferencial për çdo transfertë që kryen mbi 2000 EUR. Pagesa do të ekzekutohet vetëm pasi kërkesa për kurs preferencial të pranohet. Kërkesat për kurs preferencial janë të vlefshme vetëm për orarin e ditës së punës 09:00-16:00.
Regjistrimi si klient i ri
Jeni klient i ri në Digital Banking? Ja cilat janë hapat që duhet të ndiqni:
Nëse doni të regjistroheni nëpermjet celularit suaj thjesht mund të shkarkoni aplikacionin Fibank Mobile në Google PlayStore ose App Store.
Në momentin që shtypni butonin “Fillo” ju del një faqe e re ku tregon vendosjen e kredencialeve. Duke qenë se jeni klient i ri duhet të shtypni butonin “Këtu” për të bërë regjistrimin e plotë të të dhënave tuaja duke ndjekur hapat përkatëse.
Këshillohet që i gjithë proçesi i regjistrimit në kanalet digjitale dhe aktivizimi i Mobile Banking në celularin tuaj të bëhet në një nga degët tona!
Mbasi të keni kryer këtë, në postën tuaj elektronike do t’ju vijë një njoftim me një kod konfirmimi. Në degë bankieri personal do t’ju kërkojë të nënshkruani dokumentat përkatëse dhe do t’ju pajisë me një kod PIN që do të përdoret vetëm një herë. Pasi të keni vendosur kodin e dhënë nga Banka, duhet të zgjidhni një kod 6-shifror PIN sipas preferencës suaj.
Regjistrimi si Klient Ekzistues në e-Banking
Nëse jeni një klient ekzistues në shërbimin e-Banking atëherë ju duhet vetem të keni të shkarkuar aplikacionin Fibank Mobile dhe të shtypni butonin “Fillo” me të njëjtin emër përdoruesi dhe fjalëkalimin e vendosur nga ju. Për të përfunduar regjistrimin duhet të paraqiteni pranë degës më të afërt te Fibank.
Pagesat offline
Gjatë procedurave kur ndalohet sistemi të gjitha transaksionet qëndrojnë në statusin “Under processing” (Duke u procesuar). Operatori bën pas hapjes së sistemit zhbllokimin dhe autorizimin e transaksioneve që janë në këtë status.
Tarifa mujore e shërbimit elektronik FALAS Gjenerimi i fjalëkalimit të ri 1 EURO Transfertat brenda llogarive të Fibank FALAS
Limitet e transaksionit
Limitet janë vlera maksimale të transaksioneve që çdo klient mund të kryej nëpërmjet Degës Virtuale. Keto limite janë të zbatueshme për bizneset dhe janë si më poshtë:
- Biznes → Shuma maksimale e të gjitha transaksioneve në një ditë: 1,000,000 Lekë (ose kundërvlera e kësaj shume në monedha të tjera).
Çdo klient që dëshiron të kryejë pagesa me limite të ndryshme nga limitet e përcaktuara nga Banka, mund ti ndryshojë ato duke dorëzuar personalisht një aplikim në një nga degët e Fibank dhe të përcaktojë limitet që dëshiron.
*Për kryerjen e pagesave të faturave të fiskalizuara mund t’i bëni nëpërmjet aplikacionit Fibank Mobile. https://www.fibank.al/biznes/produkte-bankare/dega-virtuale/fibank-mobile/
Në rast humbjeje/vjedhjeje të pajisjes celulare ku keni të shkarkuar aplikacionin Fibank Mobile, kontaktoni në numrin: 08000111.
- Hapni aplikacionin.
- Klikoni menu-në “Konfigurime”
- Zgjidhni opsionin “Ndrysho kodin PIN”
- Vendosni PIN-in aktual.
- Vendosni PIN-in e ri dhe rikonfirmojeni.
Këshillohet që i gjithë procesi i regjistrimit në kanalet digjitale dhe aktivizimi i Mobile Banking në celularin tuaj të bëhet në një nga degët tona!
Për telefona të tipit iOS mund të gjeni aplikacionin Fibank Mobile në App Store.
Për telefona të tipit Android mund të gjeni aplikacionin Fibank Mobile në Play Store.