• Visa Business Gold

    Monedha

    ALL, EUR, USD

    Limiti

    nga EUR 100 deri ne EUR 25000 limit kredie ose ekuivalentja ne ALL dhe USD

    Komisioni mirëmbajtjes

    EUR 25/ USD 35

    Blerje në dyqane ose Internet

    Pa komision


Kartat e biznesit ju lehtësojnë transaksionet financiare të kompanisë, ju sigurojnë kontroll dhe optimizim për shpenzimet e biznesit tuaj. Karta e biznesit Visa Business Gold nga Fibank ju siguron:

Lehtësi kredie:

  • Ju mund të përdorni shumën e kartës si kredi pa pasur asnjë shumë të bllokuar;

Avantazhet:

  • Nuk ka komisione për lëshimin e kartës;
  • Kohë e shkurtër për aprovimin e limitit;
  • Kohë shumë e shkurtër për lëshimin e kartës së kreditit - 2 ditë në Tiranë dhe deri në 3 ditë në rrethe.

Komoditetet:

  • Ju keni më shumë fonde në çdo vend të botës, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë;
  • Ju mund të bëni pagesa në dyqane, qendra tregtare dhe Internet;
  • Ju mund të tërhiqni cash nga ATM ose në çdo bankë në botë.
  • Ju mund të depozitoni cash në ATM.

Kontroll dhe optimizim i shpenzimeve tuaja të biznesit:

  • Monitorim efektiv i shpenzimeve të kompanisë tuaj - kartat e lëshuara në emër të kompanisë kontabilizohen në një llogari të veçantë karte;
  • Çdo muaj Banka ju dërgon pasqyrën e detajuar të veprimeve që janë bërë me çdo kartë të lidhur me llogarinë e kompanisë tuaj - kjo ju lejon të kontrolloni punonjësit tuaj kur janë në udhëtime biznesi;
  • Mbajtje e lehtë e veprimeve të kompanisë - çdo statement përfaqëson një dokument kontabilizimi.

Siguria:

  • Siguri dhe mbrojte maksimale nga kepërdorimet nëpërmjet teknologjisë së re me chip;
  • Ju do të merrni  email për çdo veprim të autorizuar në kartën tuaj;
  • Shërbim 24 orë ku ju mund të telefononi në rast nevoje ose problemesh

Fleksibiliteti:

  • Ju mund të merrni disa karta krediti në llogarinë e kompanisë tuaj në përputhje me nevojat e kompanisë tuaj.

Parametrat e kartës së kreditit Visa Business:

Monedha ALL, EUR, USD
Vlefshmëria 3 vite
Periudha falasDeri në 45 ditë 
Normat e interesit e kartësSipas Tarifave
Limiti i kartës 
 
  • Deri ne  4,000 € nuk kerkohet garanci
  • 4,001€ - 8,000€ kerkohet Cash Kolateral ose nje garantor 
  • 8,001€ - 10,000€        kerkohet Cash Kolateral
  • Deri në 25.000 Euro me garanci
Vlefshmëria3 vite me mundësi rinovimi falas
Komision lëshimiFALAS
Komisioni i mirëmbajtjes vjetoreSipas Tarifave
Termat për lëshimin e kartësDeri në 3 ditë brenda Tiranës dhe deri ne 5 ditë në rrethe
 Blerje në dyqane ose Internet Pa komision
Tërheqje cash nga ATM 2.5% e shumës së tërhequr/minimumi 3 Euro

Pagesat e kësteve

Ju mund ta paguani shumën e shpenzuar të plotë ose me këste.
Në pagesën me këste mund të paguani një minimum prej 5 % të shumës totale që keni shpenzuar, por jo më pak se 1000 ALL, 10 Euro, 10 USD.

Periudha e pagesës

Pagesa duhet të bëhet 15 ditë pasi merret fatura e detyrimit mujor . Në datën e mbylljes se ciklit dërgohet me email fatura e detyrimit dhe data e fundit kur mund të bëni pagesën, zakonisht data 15.

Periudha falas

Nëse pagesa e plote behet deri me datën e fundit te percaktuar ne statement ju nuk paguani asnjë interes. Pra, periudha falas është deri në 45 ditë, në varësi të datës kur është bërë blerja.

Mënyra të ndryshme për të bërë pagesën e kartë së kreditit

  • Depozitim Cash në çdo degë të Fibank
  • Nëpërmjet transfertave bankare nga banka të tjera te llogaria e kartës suaj
  • Nëpërmjet Internet Banking nga kompjuteri i shtëpisë ose zyrës tuaj
  • Nëpërmjet depozitmi cash ne Atm dhe pagesa nepermjet Mobile banking

Fatura mujore e detyrimit

Çdo datë 1 të muajit pasardhës ju merrni me email faturën e detyrimit mujor që përmban informacionet si më poshtë:

  • Detyrimet që rrjedhin nga shumat e transaksioneve të kryera me kartë
  • Detyrimet që rrjedhin nga interesat dhe komisionet
  • Shuma e detyrimit minimal
  • Data e fundit në të cilën duhet të paguani detyrimin
  • Shuma e përdorur dhe limiti I kartës së kreditit.

Kartat e kreditit për biznese nga Fibank mund të lëshohen për kompani ose persona fizikë që drejtojnë aktivitete biznesi, gjithashtu për organizata jo-fitimprurëse, organizata jo-qeveritare, etj., që përputhen me kërkesat e Fibank.


Ju mund të aplikoni për Visa Business Gold nëse:

  • Keni nënshtetësi Shqiptare dhe jeni rezidentë;
  • Jeni mbi 18-vjeç;
  • Keni ose hapni një llogari biznesi pranë Fibank.


Aplikoni tani për kartën tuaj Visa Business duke paraqitur:

Ju mund të aplikoni për një kartë krediti nga Fibank në një nga mënyrat e mëposhtme:

  • Duke vizituar njërën nga degët e Fibank dhe duke plotësuar formularin e aplikimit për kartë, ku do të njoftoheni menjëherë për limitin e kartës dhe datën se kur karta do të jetë gati
  • Duke aplikuar nga Interneti në faqen e aplikimit për kartë . Pasi karta juaj të jetë aprovuar brenda 3 ditësh ju do të njoftoheni për të tërhequr kartën tuaj në degën ku keni bërë aplikimin.

Riprintimi i kartës pas datës së skadencës:

Vlefshmëria e kartës së kreditit është 3 vjet nga momenti i aprovimit të kartës. Para datës së skadencës së kartës , ne rast se kjo kartë ka pasur përdorim  deri në 1 vit apo nuk është e bllokuar për arsye te ndryshme, , karta juaj do të printohet nga banka pa pagesë, brenda datës 20 të muajit në të cilin ajo skadon dhe ju mund ta terhiqni në degën ku keni bërë aplikimin.

Riprintimi i kartës së humbur, të vjedhur, të dëmtuar dhe riprintimi i PIN-it:

Në rast se ju kanë vjedhur apo keni humbur kartën, nëse keni dëmtuar kartën apo nëse do të bëni riprintimin e PIN-it, ju duhet të paraqiteni në njërën nga degët e Fibank sëbashku me një mjet identifikimi për të bërë kërkesën për riprintim. Riprintimi do të bëhet sipas tarifave përkatëse.

Dokumenta personale

  • Karte Identiteti/ Kopje Pashaporte 

Dokumentat e Biznesit

  • Ekstrakt QKR
  • Bilanci per vitin e fundit, 

Deklarimi i te ardhurave vjetore ne zyren e taksave