Njoftim për mirëmbajtje të planifikuar të sistemeve bankare
Në kuadër të angazhimit tonë të vazhdueshëm për t’ju ofruar shërbime sa më cilësore, Fibank Albania do të kryejë një mirëmbajtje teknike të planifikuar të sistemeve digjitale.
Për shkak të kësaj mirëmbajtje, do të ketë kufizime në kryerjen e disa veprimeve në sistemet tona digjitale dhe rrjetin e bankomateve.
Nga ora 21:30 e datës 30 Prill 2026 deri në orën 20:00 të datës 2 Maj 2026 do të jenë përkohësisht të pa aksesueshëm shërbimi e-Banking dhe aplikacioni mobile banking.
Rrjeti i ATM-ve do të vijojë të funksionojnë normalisht, por depozitimet e kryera me karta debiti do të reflektohen me vonesë në llogari.
Në lidhje me veprimet Cash IN:
- Për kartat e kreditit, fondet do jenë menjëherë të përdorshme
- Për kartat e debitit, fondet do të bëhen të disponueshme prej orës 20:00 të datës 2 maj 2026.
Gjatë kësaj periudhe do të vazhdojnë të proçesohen normalisht tërheqjet në para (cash) në ATM, pagesat me karta në POS dhe E -commerce.
Për çdo paqartësi që mund të keni lidhur me informacionin e mësipërm, mund të kontaktoni Qendrën e Shërbimit të Cilësisë (Call Center pa pagesë) në numrin e kontaktit 0800 0111.
Ju mund të planifikoni paraprakisht veprimet tuaja bankare, duke marrë në konsideratë informacionin e mësipërm!
Faleminderit për mirëkuptimin që çdo veprim është për të përmirësuar shërbimin ndaj jush!
Fibank Albania