Contactless Cards
Oferta Jonë
Çfare janë kartat Contactless?
Kartat contactless janë karta pagese me çip dhe antenë të integruar (NFC), që mundësojnë kryerjen e pagesave pa kontakt fizik me terminalin POS.
Si përdoren?
Karta afrohet pranë terminalit dhe pagesa kryhet brenda pak sekondash. Për shuma të vogla nuk kërkohet PIN, ndërsa për shuma mbi limitin e përcaktuar kërkohet autorizim me PIN.
Siguria
Çdo transaksion përdor kode unike sigurie dhe monitorohet nga sistemi bankar, duke e bërë përdorimin të sigurt. Pagesat e dyfishta nuk ekzekutohen për të njëjtin autorizim.
Përfitimet
- Pagesa të shpejta dhe të thjeshta
- Më pak kontakt fizik
- Pranim i gjerë në Shqipëri dhe jashtë vendit
Aplikimi
Ju mund të aplikoni për një kartë krediti nga Fibank në një nga mënyrat e mëposhtme:
- Duke vizituar njërën nga degët e Fibank dhe duke plotësuar formularin e aplikimit për kartë, ku do të njoftoheni menjëherë për limitin e kartës dhe datën se kur karta do të jetë gati
- Duke aplikuar nga Interneti në faqen e aplikimit për kartë . Pasi karta juaj të jetë aprovuar brenda 3 ditësh ju do të njoftoheni për të tërhequr kartën tuaj në degën ku keni bërë aplikimin.
Dokumenta
Ju mund të aplikoni nëse:
- Keni nënshtetësi Shqiptare dhe jeni rezidentë
- Jeni mbi 18 vjeç
- Keni ose hapni një llogari pranë Fibank.
Aplikoni tani për kartën tuaj duke paraqitur:
- Kartë identiteti/Pasaportë
- Një dokument qe të vërtetojë të ardhurat ose pagën tuaj
- Dokumente që të vërtetojnë të ardhura të tjera të mundshme