Monedha
Leke
Shuma maksimale e kredise
Nje pagese mujore pensioni eshte e paraaprovuar
Kohezgjatja maksimale
Deri ne 6 muaj
Nëse merrni pensionin në Fibank, përdoreni në maksimum!
Overdrafti është një limit i aprovuar që paraqitet me balancë debitore në llogarinë e pensionit, për të financuar nevojat afatshkurtra për likuiditet. Ky produkt përfitohet vetëm nga klientët që ju kreditohet pensioni pranë bankës sonë. Ju jep avantazhin e:
- Përdorimit të një produkt kredie pa një plan pagese fiks
- Përdorimit të kartës së debitit për të paguar në dyqane dhe on-line
- Tërheqjes se fondeve pa komision nga nje ATM FIBANK
Nese perdorni overdraft në karten elektronike debit, ju perfitoni:
- Siguri dhe pavarësi - keni akses përdorimi deri në 1 pension përgjatë gjithë kohës
- Efektivitet – interesi që duhet të paguani llogaritet vetëm mbi shumën e përdorur
- Fleksibilitet – përdorimi dhe pagesa varen nga ju – aksesoni fondet duke përdorur nje ATM ose POS dhe jeni të pavarur nga orari I punës së degës
Kujdes! Huammarja kushton para!
Parametrat e produktit:
Shuma maksimale e kredise | Një pagesë mujore pensioni |
---|---|
Monedha | Lekë |
Kohezgjatja maksimale | 6 muaj |
Norma vjetore e interesit fikse: | ALL: 11.9% Për shumën maksimale prej 1’000’000 ALL, Norma efektive e interesit deri në 14.78% |
Pagesa | Regjim overdrafti |
Komision administrimi | 1.00% |
Ju mund të aplikoni për këtë produkt nëse:
- Jeni shtetas shqiptar
- Pensionist që marrin pensionin në FIBANK
Nëse plotësoni kushtet e mësiperme dhe dëshironi të aplikoni për një overdraft ne FIBANK, është e nevojshme që:
- Të plotësoni një formular aplikimi në një prej degëve të FIBANK dhe të paraqiten dokumentat e kërkuar
- Në rast aprovimi të formularit të aplikimit - të firmosni marëveshjen e overdraftit
Dokumenta per aplikantin, bashkeaplikantin, garantorin:
- Kopje karte ID ose pashaporte
- Verifikim adrese - paraqitja e çertifikatës personale e gjeneruar elektronikisht
- Kopje e librezës se pensionit