Oferta jonë
Bashkë me të ju do të përfitoni:
- Normë interesi që rritet progresivisht çdo muaj;
- Opsionin për të zgjedhur ndërmjet LEK, EUR dhe USD;
- Nuk ka vlerë minimale për hapjen e depozitës;
- Mundësinë për të tërhequr fonde në çdo kohë pa humbur interesin;
- Nuk ka tarifë për hapjen e llogarisë dhe për mirëmbajtjen e saj;
- Shtesat në depozitë përfitojnë normën e interesit të muajit të parë (0.50% në LEK , EUR dhe USD);
Karakteristikat:
- Destinuar për klientët individe
- Afati - 12 periudha një-mujorshe
- Rinovim si depozitë 1-Mujore Standard
- Norma e interesit - Varet nga periudha e depozitës dhe monedha si edhe nga tabela e interesave sipas buletinit në fuqi.
Shënim
Fibank nuk lëshon librezë për depozitat e kursimit. Banka e pajis klientin me kontratë për depozitën e zgjedhur.
Depozita në Fibank sigurohet deri në shumën 2.500.000,00 (dymilion e pesëqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimit te Depozitave ASD sipas, dispozitave të ligjit nr. 53/2014, datë 22.05.2014 "Për sigurimin e depozitave".
Përfitimet
Cilat jane përfitimet e klientit?
- Norma interesi nga më konkurruese në treg;
- Interesat rriten vazhdimisht sipas skemës së dizajnuar;
- Sa më gjatë të qëndrojë depozita në bankë, aq më të larta janë normat e interesit;
- Mundësi për të tërhequr fonde nga depozita juaj në çdo kohë;
- Nuk aplikohet tarifë për hapjen e llogarisë dhe për mirëmbajtjen e llogarisë;
A mund të tërhiqni depozitën tuaj përpara datës së maturimit?
- Po. Ju mund të tërhiqni një pjesë ose të gjithë depozitën tuaj para datës së maturimit.
Hapja e Depozitës
Ju mund të hapni shpejt dhe lehtë një llogari depozitë në çdo degë Fibank.
Ju do t'ju kërkohet:
- Të paraqisni kartën tuaj të identitetit;
- Mandati i arkëtimit në depozitë;
- Të nënshkruani kontratën për hapjen e depozitës me Fibank.
Ju mund të adresoni çdo pyetje në lidhje me produktet specifike, si dhe produkte të tjera të Bankës drejt punonjësve të çdo dege.
Do të jetë kënaqësia jonë që t'ju ofrojmë zgjedhjen më të mirë financiare.