Mastercard Your Day
Fushata “Dita Mastercard” për Kartat Mastercard të lëshuara në Shqipëri
Çfarë përfiton mbajtësi i kartës?
- 10 % cashback për çdo blerje që kryhet ditën e Martë, me kartë Mastercard® (debit, kredi apo parapagese – konsumator ose biznes).
- Maksimumi i përfitimit është 2 500 ALL (≈ 25 EUR) në muaj për çdo kartë të regjistruar.
- Cashback përfshihet si transaksion krediti dhe kreditohet në Llogarinë lidhur me kartën brenda 10 ditëve kalendarike nga data e blerjes, pasi transaksioni të përpunohet me sukses.
Ku mund të bëhet blerja?
- Blerja duhet të bëhet çdo të Martë në vitin 2025, nga 1 korrik 2025 deri më 30 dhjetor 2025, te Tregtari Pjesëmarrës që ka një Kod të Kategorisë së Tregtarit (MCC) nga lista e mëposhtme
MCC Përshkrimi |
7011 Hotele |
4121 Taksi |
5411 Ushqimore |
0024 VENDE NGRËNIE, RESTORANTE |
0074 RESTORANTE FAST FOOD |
1465 DYQANE ME KARAMELE, FRUTA TË THATA DHE PRODUKTE TË ËMBLA (KONFEKSIONE) |
5441 DYQANE ME KARAMELE, FRUTA TË THATA DHE PRODUKTE TË ËMBLA (KONFEKSIONE) |
5451 DYQANE ME PRODUKTE BULMETI |
5462 Furra buke |
5811 Katering |
5812 PIKA USHQIMORE, RESTORANTE |
5813 Bare, lounge koktejlesh, diskoteka, klube nate dhe taverna – pijetore (pije alkoolike) |
5814 RESTORANT FAST FOOD |
Kodi i Kategorisë së Tregtarit i përcaktuar më sipër duhet të përfaqësojë aktivitetin kryesor të biznesit të Tregtarit Pjesëmarrës.
Afati I ofertes
- Fushata zhvillohet nga ora 00:00 deri në 23:59 çdo të Martë, duke filluar më 1 korrik 2025 dhe duke përfunduar më 30 dhjetor 2025.
- Mastercard rezervon të drejtën të zgjasë periudhën e Fushatës ose ta përfundojë atë më herët duke ndryshuar këto Rregulla, dhe ndryshimet do të hyjnë në fuqi brenda 15 ditëve pas publikimit të tyre në Faqen e Internetit.
- Krediti i cashback-ut jepet brenda 10 ditëve kalendarike pas një blerje të vlefshme.
Kush përfiton?
- Mbajtës Kartë Mastercard® (debit, kredi, parapagese), i lëshuar nga Fibank Albania – për persona fizikë 18+ ose persona juridikë.
- Kartat duhet të jenë aktive, e regjistruar në faqen e caktuar të internetit www.priceless.com/dite dhe e përdor këtë Kartë si mjet pagese për të bërë blerje të pranuara në përputhje me dispozitat e këtyre rregullave.
2. Kartat që marrin pjesë
- Vetëm kartat Mastercard të vlefshme për konsumatorë dhe biznese.
- Kartat duhet të jenë aktive dhe të përdoren për blerje gjatë periudhës së fushatës.
3. Llojet e blerjeve të kualifikuara
- Blerjet fizike dhe/ose online (sipas përcaktimeve të fushatës).
- Blerjet e kryera në tregtarët e përzgjedhur ose për të gjitha blerjet, sipas politikës së fushatës.
- Transaksionet e pavlefshme për cashback: tërheqje nga bankomat, transferta parash, pagesa taksash, etj.
4. Kufizimet financiare
- Cashback ofrohet vetëm deri në shpenzimin e buxhetit të përcaktuar për fushatën.
- Mund të ketë shuma minimale ose maksimale të cashback-ut për transaksion apo për kartë.
5. Periudha e Cashback-ut
- Cashback do të kreditohet brenda një kohe të përcaktuar (p.sh. deri në 30 ditë nga blerja).
- Nëse fushata përfundon ose pjesëmarrësi tërhiqet (opt-out), cashback nuk llogaritet për blerjet pas asaj date.
6. Dalja nga Fushata (Opt-out)
- Pjesëmarrësi mund të largohet në çdo kohë, pa kosto, nëpërmjet një formulari në faqen zyrtare.
- Pas largimit, nuk do të përfitojë më cashback për blerje të mëtejshme.
7. Ndryshimi apo ndërprerja e fushatës
- Mastercard mund të ndryshojë rregullat në çdo kohë. Ndryshimet hyjnë në fuqi pas 15 ditësh nga publikimi në www.priceless.com/dite.
- Fushata mund të ndërpritet në raste të jashtëzakonshme (forca madhore).
8. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve
- Çdo mosmarrëveshje zgjidhet me mirëkuptim; nëse jo, në gjykatën kompetente në Shqipëri.
- Ankesat mund të dërgohen me email brenda 3 ditëve pas përfundimit të fushatës.
9. Privatësia dhe përpunimi i të dhënave
- Të dhënat përpunohen vetëm për qëllime të fushatës, sipas njoftimit të privatësisë të Mastercard.
Pyetjet e Mbajtësve të Kartës duhet të dërgohen në adresën e posaçme të email: contact.albania@priceless.com. Pyetjet përpunohen brenda 30 ditëve nga data e marrjes së pyetjes.