Dega Fibank Fier – ambiente të reja moderne!
Dega Fibank Fier – ambiente të reja moderne!
Ambienti modern i zyrave të reja të degës Fibank, vendosur në qendër të qytetit të Fierit, ofron komoditet maksimal të ndërthurur me një ekip profesional dhe të motivuar për t’u shërbyer të gjithë klientëve të interesuar.
“Fibank është një bankë në rritje dhe ne jemi të dedikuar ndaj përmirësimit të vazhduesëm në çdo aspekt, duke synuar që të ofrojmë një shërbim të shkëlqyer në funksion të nevojave dhe kërkesave të klientëve.
Për ne është shumë i rëndësishëm besimi që klientët kanë tek banka jonë, ndaj kujdesemi që ky besim të reflektohet në çdo aspekt të punës tonë. Nga ana tjetër jemi të motivuar që të angazhohemi edhe në kuadër të përgjegjësisë sociale për të kontribuar në projekte apo iniciativa në dobi të komunitetit ku shërbejmë”, thekson drejtoresha e degës Fier, znj. Anika Kane.
Fibank Albania vazhdon të jetë ndër bankat më dinamike dhe në rritje, ndërkohë që bankat e tjera janë në tkurrje.
Me avantazhin e vendimmarrjes tepër të shpejtë, Fibank është shumë aktive në fushën e kredidhënies si për individë ashtu edhe për biznese duke ofruar kushtet më të favorshme, në përputhje me nevojat dhe kërkesat e klientëve.
Stafi i dedikuar synon të kapë mundësitë që ofron tregu duke u fokusuar në zhvillimin e biznesit, krijimin e produkteve të reja dhe specifike sipas kërkesave të klientëve për një rritje në vazhdimësi.