Special Loan for Medical, Dental & Aesthetic Clinics
FIBANK – Partneri juaj i besuar në shërbim të bukurisë dhe shëndetit
Bashkëpunim 360° për zhvillim, teknologji dhe kujdes ndaj klientëve duke ofruar zgjidhje të përshtatura për biznesin tuaj estetik dhe dentar.
Qoftë një klinikë estetike, një klinikë dentare apo një qëndër që ofron shërbime të avancuara në kujdesin personal – në ofrojmë një gamë të plotë shërbimesh bankare që përshtaten me natyrën e aktivitetit tuaj.
1-Për çfarë shërben:
- Blerje pajisjesh dhe teknologjie mjekësore
- Zgjerim ose rinovim ambientesh
- Kapital qarkullues për nevojat ditore (furnitorë, taksa, etj.)
- Financim i stafit dhe ofrimi i pagesave me këste për klientët
2-Kush perfiton?
- Klinika të mjekësisë estetike
- Klinika të kirurgjisë plastike
- Qëndra të trajtimeve me lazer, botox, filler, PRP, etj.
- Klinika dentare & shërbime ortodontike
- Qëndra implantologjike & estetike
- Laboratore estetike dentare
- Studio të estetistëve
- Etj…
3-Kushtet e financimit:
- Shuma e kredisë deri në 5,000,000 Leke, e siguruar me pengje mbi pajisjet dhe garanci personale
- Për kredi deri në 3,000,000 Leke, nuk kërkohet garanci (collateral) mbi pajisjet
Afati i kthimit:
- Deri në 60 muaj për investime kapitale
- Deri në 36 muaj për kapital qarkullues
4-Kreditimi i pagave të stafit me kushte preferenciale
- Zero komision për hapjen e llogarisë rrjedhëse për pagat e punonjësve
- Deri në 6 paga neto overdraft, me afat maksimal deri në 12 muaj, i rinovueshëm pas përfundimit të vitit
- 1% ulje normë interesi për kreditë konsumatore për të gjithë pagamarrësit tuaj
- Nuk aplikohet sigurim jete as për kreditë konsumatore, as për kreditë hipotekore
- Limite të para-aprovuara për kartat e kreditit, duke filluar nga 50,000 Lekë (ose ekuivalent në EUR/USD)
Më shumë rreth financimit në klinikë
Deri në 3,000,000 ALL pa pengje/garantor; Deri në 5,000,000 ALL me peng ose garantorShuma Monedha ALL Afati maksimal Investim: deri në 60 muaj
Kapital qarkullues: deri në 36 muajQëllimi i kredisë Investim në pajisje & asete
Kapital qarkullues (furnitorë, taksa, etj.)Garancia Peng mbi mjete të luajtshme (makineri, automjete, pajisje)
Garanci personale e pronarëveNorma e interesit (floating) TBILLS12M + 4–8% Norma penaliteti Norma e interesit +20% mbi principalin e prapambetur
Norma e interesit +2% gjatë gjithë ditëve të vonesësPërdorimi i fondeve Kundrejt dokumenteve justifikuese Shlyerja Këste mujore të barabarta Tarifa aplikimi & procesimi €100 Komision menaxhimi 1% mbi shumën totale (vetëm një herë në disbursim) Shlyerja e parakohshme 3% (me fondet e klientit)
5% (nëse financohet nga institucion tjetër)Komision rinegocimi Sipas kushteve standarde Autoriteti miratues Departamenti i Biznesit & BM
Proces i thjeshtë dhe i shpejtë me mbështetje profesionale:
- Proçes i shpejtë dhe i thjeshtë për hapjen e llogarisë së biznesit
- Mundesi per te kryer veprimet bankare nepermjet kanaleve digjitale, 24/7
- Konsulente te dedikuar qe ofrojne mbeshtetje profesionale ne çdo hap
- Asistence ne menaxhimin financiar dhe planifikimin strategjik te investimeve
Opsione dhe përfitime shtesë:
1-POS me tarifa preferenciale
- Pajisje moderne dhe pa pagese instalimi
- Komisione konkurruese (1.99%) qe ndihmojne ne reduktimin e kostove operative
- Pagesa te shpejta, te sigurta dhe me mbeshtetje teknike te dedikuar
- Mundesi integrimi te POS-it me sistemin e financimit per klientet per nje pervoje unike dhe gjitheperfshirese
2-Kartë krediti Biznesi
- Kufij fleksibel te shpenzimeve dhe terheqjeve/depozitimeve ne bankomat
- Limiti i kartes deri ne 25,000 Euro, per te permbushur nevojat e biznesit tuaj
- Kontroll i plote dhe transparence ne menaxhimin financiar permes platformave tona digjitale
1.Dokumente ligjore
Ekstrakt QKR, NIPT, Statuti i Shoqërisë / Akti i Themelimit
ID e administratorit dhe aksionerëve
Vërtetim nga Tatimet
2.Dokumente financiare
Bilanci
Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve
3.Dokumente kolaterali
Dokumentacioni i pengut