Deputy Head in Internal Audit Department
BANKA E PARE E INVESTIMEVE – ALBANIA SHA
NJOFTIM PUNE
Banka e Pare e Investimeve – Albania, një bankë tregtare me rritje të shpejtë, po kërkon të punësojë individë të kualifikuar ne pozicionin e:
Zv. Drejtor në Departamentin e Kontrollit të Brendshëm
Përshkrimi i Punës:
Zv. Drejtor është përgjegjës për:
- Kryen veprimtari te pavarur vleresimi te aktivitetit bankar, operacioneve dhe sistemeve te kontrollit.
- Asistimin ne planifikimin, pergatitjen dhe krijimin e programeve te auditimit te bazuara ne rrezik, duke perfshire qellimin, objektivat, qasjen dhe kontrollet dhe metodologjite.
- Asistimin ne planifikimin dhe pergatitjen e Planit Vjetor te Auditimit te bazuar ne rrezik dhe ndjekjen e zbatimit te tij ne kohe.
- Asistimin ne mirembajtjen e regjistrit te auditimeve sipas vleresimit te rrezikut te te audituarve, proceseve dhe aktiviteteve te tjera te auditimit.
- Ekzekutim ne kohe i auditimeve te brendshme ne perputhje me Planin Vjetor te auditimit te bazuar ne rrezik, si dhe ndihmon me çeshtje te tjera te auditimit dhe projekteve.
Vleresimin e efikasitetit dhe pershtatshmerise se kontrolleve te brendshme, menaxhimit te riskut dhe proceseve te qeverisjes se korporates ne aktivitetet funksionale te subjekteve te audituara. - Kryerjen e aktiviteteve te auditimit gjate vleresimit te perputhshmerise me rregullat dhe kontrollet financiare, duke ndjekur hapat e programit te auditimit te testimit, ekzaminimit dhe analizes se te dhenave, raporteve, praktikave operacionale dhe dokumentacionit.
- Kryerjen e aktiviteteve te auditimit gjate vleresimit te rreziqeve dhe kontrolleve, identifikimi i fushave te mosperputhshmerise; vleresimi i proceseve financiare manuale dhe automatike; identifikimi i dobesive dhe joefikasitetit ne procese dhe operacione.
- Plotesimin e dokumenteve te punes se auditimit, duke dokumentuar testet/kontrollet dhe gjetjet e auditimit.
Kompetenca / Aftësitë:
- Diplomë universitare (ose ekuivalente) në Kontabilitet, Financë ose Informatikë Biznesi (ose fusha të ngjashme).
- Minimumi 5 (pesë vjet) përvojë në auditimin e brendshëm në sektorin bankar.
- Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të Brendshëm dhe praktikat më të mira bankare.
- Njohuri të kuadrit rregullator të Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të tjera në lidhje me veprimtarinë bankare.
- Aftësi në të shkruar dhe të folur në gjuhën profesionale angleze.
- Aftësi planifikuese dhe organizative, si dhe aftësi komunikuese.
- Aftësi për të punuar në grup dhe i pavarur
- Njohuri pune mbi sistemet e IT dhe produkteve standarde të MS-office veçanërisht Excel dhe Access.
Ne ofrojme:
- Mundësinë për t’ju bashkuar ekipit tonë profesional.
- Paketë financiare konkurruese.
- Mundësi trajnimi.
- Zhvillim karriere.
Dokumentet e nevojshme:
- CV të përditësuar në Anglisht
*Nëse CV-ja nuk është në gjuhën angleze nuk do të merret në konsideratë.
Të gjitha pozicionet e lira të punës publikohen në faqen www.fibank.al.
Për të aplikuar, të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentet e kërkuara në adresat e mëposhtme të emailit hr@fibank.al brenda datës 17.04.2026.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Fibank deshiron të informojë kandidatët e interesuar se çdo informacion i paraqitur në kuadër të shprehjes së interesit të tyre do të trajtohet me nivelin më të lartë të sigurisë, në përputhje të plotë me ligjin nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, si dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
Gjithashtu, me dorëzimin e këtij informacioni, kandidati i interesuar deklaron dhe jep pëlqimin e tij për përpunimin e mëtejshëm së të dhënave personale nga Fibank, ekskluzivisht për përdorim të brendshëm të Bankës dhe vetëm për qëllimin për të cilin ai i ka dhënë vullnetarisht këto të dhëna.