Specialist in Card Department

BANKA E PARE E INVESTIMEVE – ALBANIA SHA 

 

NJOFTIM PUNE

 

Banka e Pare e Investimeve – Albania, një bankë tregtare me rritje të shpejtë, po kërkon të punësojë individë të kualifikuar ne pozicionin e:

 

Specialist në Departamentin e Kartave     

 

Përshkrimi i Punës:

 

Specialisti i Kartave është përgjegjës për:

 

  • Menaxhimin dhe kontrollin e proceseve ditore te transaksioneve me karta, duke siguruar korrektesine e rikonsilimit dhe settlement-it ditor per skemat Visa dhe MasterCard, si dhe trajtimin efektiv te rasteve te dispute dhe fraud, ne perputhje me rregulloret perkatese dhe procedurat e brendshme te Bankes.
  • Kryen rikonsilimin ditor te transaksioneve me karta Visa dhe MasterCard ndermjet sistemeve te brendshme te bankes dhe raporteve te skemave perkatese.
  • Administron dhe ndjek procesin e settlement-it ditor dhe clearing-ut per te dyja skemat, duke siguruar korrektesine e regjistrimeve financiare.
  • Menaxhon dhe kontrollon proceset operative ditore te transaksioneve me karta, duke siguruar zbatimin korrekt te procedurave te brendshme dhe rregulloreve te skemave.
  • Identifikon, analizon dhe ndjek mospershtatjet e konstatuara gjate rikonsilimit dhe settlement-it, duke bashkepunuar me departamente te tjera per zgjidhjen e tyre.
  • Monitoron transaksionet e kryera me karta per identifikimin ne kohe te transaksioneve te dyshimta dhe trajton rastet e mashtrimeve.
  • Perdor sistemet e bankes per monitorimin e mashtrimeve, pergatit dhe modifikon rregullat per identifikimin ne kohe te rasteve te dyshimta.
  • Ndjek te gjitha reklamimet per transaksione te dyshimta te raportuara nga kartembajtesit dhe tregtaret.
  • Ruan dhe dokumenton cdo rast Dispute dhe Chargeback, perfshire detajet e transaksioneve, komunikimet dhe dokumentacionin perkates.
  • Mban njohuri te perditesuara mbi legjislacionin, rregulloret dhe udhezimet qe lidhen me kartat, mashtrimet, dispute dhe Chargeback.
  • Pergatit, perditeson dhe dokumenton procedurat qe lidhen me rikonsilimin, settlement-in, monitorimin e mashtrimeve dhe proceset e Dispute dhe Chargeback.



 

Kompetenca / Aftësitë:

 

  • Diplome universitare ne Ekonomi, Finance, Kontabilitet ose fusha te ngjashme.
  • Preferohet eksperience e meparshme ne operacione me karta.
  • Njohuri te mira te proceseve Visa & Mastercard, veçanerisht rikonsilim, settlement, dispute dhe fraud.
  • Aftesi analitike te forta dhe vemendje e larte ndaj detajeve.
  • Aftesi te mira organizative dhe komunikimi.
  • Njohuri shume te mira te Excel dhe sistemeve bankare.
  • Njohuri e gjuhes angleze (e domosdoshme).

 

Ne ofrojme:

 

  • Mundësinë për t’ju bashkuar ekipit tonë profesional.
  • Paketë financiare konkurruese.
  • Mundësi trajnimi.
  • Zhvillim karriere.

 

Dokumentet e nevojshme:

 

  • CV të përditësuar në Anglisht

 

*Nëse CV-ja nuk është në gjuhën angleze nuk do të merret në konsideratë.

 

Të gjitha pozicionet e lira të punës publikohen në faqen www.fibank.al.

 

Për të aplikuar, të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentet e kërkuara në adresat e mëposhtme të emailit hr@fibank.al brenda datës 28.04.2026.

 

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Fibank deshiron të informojë kandidatët e interesuar se çdo informacion i paraqitur në kuadër të shprehjes së interesit të tyre do të trajtohet me nivelin më të lartë të sigurisë, në përputhje të plotë me ligjin nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, si dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

 

Gjithashtu, me dorëzimin e këtij informacioni, kandidati i interesuar deklaron dhe jep pëlqimin e tij për përpunimin e mëtejshëm së të dhënave personale nga Fibank, ekskluzivisht për përdorim të brendshëm të Bankës dhe vetëm për qëllimin për të cilin ai i ka dhënë vullnetarisht këto të dhëna.