Senior Evaluator

BANKA E PARE E INVESTIMEVE – ALBANIA SHA 

 

NJOFTIM PUNE

 

Banka e Parë e Investimeve – Albania, një bankë tregtare me rritje të shpejtë, po kërkon të punësojë individë të kualifikuar ne pozicionin e:

 

Vlerësues i lartë në Njësinë e Vlerësimit të Brendshëm

 

Përshkrimi i Punës:

 

Vlerësuesi i lartë është përgjegjës për:

 

  • Kryen vlerësimin e pasurive të paluajtshme (apartamente, shtëpi, njësi tregtare, zyra, magazine, toka arë, truall etj), dhe pasurive të paluajtshme që shërbejnë si kolateral.
  • Analizon dokumentacion ligjor të pronës (certifikata pronësie, planimetri, leje ndërtimi, etj).
  • Verifikon gjendjen fizike të pronës përmes inspektimeve në terren për raste komplekse ose me ekspozim të lartë financiar.
  • Ofron opinion professional në komitetet e kreditimit për çështje që lidhen me kolateralin.
  • Harton raporte vlerësimi të detajuara dhe argumentuara sipas manualeve dhe procedurave në fuqi.
  • Aplikon metodologji të ndryshme vlerësimi (krahasuese, kosots, kapitalizim të ardhurash si dhe projekti zhvillimi).
  • Siguron që raportet e vlerësimit përmbushin standartet e brendshme të bankës dhe kuadrin ligjor/rregullator. 
  • Bashkëpunon me departamentin e kreditimit (SME/Retail) duke ofruar analizë dhe opinion mbi çmimet e tregut të pasurive.
  • Kontrollon raportin e vlerësimit për çështje të mundshme të kolateralit si dhe vlerat e pronave, bazuar në çmimin e tregut dhe statistikat e disponueshme. Përgatit një raport të brendshëm në zyrë për punën e kryer duke dhënë pëlqimin ose mospëlqimin që ka si dhe komente të tjera për çdo çështje të mundshme të cilën e dërgon tek Departamenti i SME-së/Retail që ka kërkuar vlerësimin.
  • Monitoron dhe përditëson vlerësimet periodike të kolateraleve ekzistuese.
  • Identifikon rreziqe që lidhen me pronësinë, likujditetin dhe tregun.
  • Mban arkivim të rregullt të dokumentacionit dhe raporteve.
  • Ndjek zhvillimet e tregut imobiliar  dhe faktorët që ndikojnë në çmime.
  • Rivlerëson kolateralet e Riposeduara të bankës në mënyrë periodike.
  • Asiston departamentin e biznesit, sipas kërkesës, duke shqyrtuar dhe këshilluar mbi përzgjedhjen e vlerësuesve të jashtëm, duke siguruar përputhshmërinë me listën e miratuar nga menaxhmenti i Bankës. 
  • Harton listen e vlerësuesve të jashtëm dhe vlerëson peridikisht cilësinë e shërbimit të kryer.
  • Mban dhe përditëson një bazë të dhënash për të gjithë kolateralet e Bankës me informacionin e nevojshëm që mund të gjenerojë statistika për përdorim të brendshëm.
  • Rishikon në mënyrë periodike politikat dhe manualet në përputhje me rregulloret lokale dhe procedurat e brendshme të bankës. 
  • Kontrollon dhe verifikon preventiva dhe kostot mbi punime ndërtimore, rinovimi apo investimeve që kryhen apo do të kryhen për kolateralet e ofruara për efekt kredidhënie.

 

 

Kompetenca / Aftësitë:

 

  • Diplomë universiteti (Inxhineri ose Arkitekturë si dhe licencë e shkallës së parë për vlerësimin e pasurive të paluajtshme.
  • Preferohet mbi 5 vjet përvojë në vlerësimin e pasurive, përvojë e preferuar në vlerësimin e pasurive për institucione financiare.
  • Kandidati duhet të ketë aftësi të shkëlqyera negociuese dhe aftësi komunikimi me shkrim dhe verbal.
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit në shkrim dhe gojë në gjuhën angleze.
  • Njohuri shumë të mira të programeve të Microsoft Office/Cad dhe programeve të lidhura me vlerësimin.

 

Ne ofrojme:

 

  • Mundësinë për t’ju bashkuar ekipit tonë profesional.
  • Paketë financiare konkurruese.
  • Mundësi trajnimi.
  • Zhvillim karriere.

 

Dokumentet e nevojshme:

 

  • CV të përditësuar në Anglisht
  • Lëtër aplikimi

 

*Nëse CV-ja nuk është në gjuhën angleze nuk do të merret në konsideratë.

 

Të gjitha pozicionet e lira të punës publikohen në faqen www.fibank.al.

 

Për të aplikuar, të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentet e kërkuara në adresat e mëposhtme të emailit hr@fibank.al brenda datës 17.03.2026.

 

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Fibank deshiron të informojë kandidatët e interesuar se çdo informacion i paraqitur në kuadër të shprehjes së interesit të tyre do të trajtohet me nivelin më të lartë të sigurisë, në përputhje të plotë me ligjin nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, si dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

 

Gjithashtu, me dorëzimin e këtij informacioni, kandidati i interesuar deklaron dhe jep pëlqimin e tij për përpunimin e mëtejshëm së të dhënave personale nga Fibank, ekskluzivisht për përdorim të brendshëm të Bankës dhe vetëm për qëllimin për të cilin ai i ka dhënë vullnetarisht këto të dhëna.