Specialist in Card Department

BANKA E PARE E INVESTIMEVE – ALBANIA SHA 

 

NJOFTIM PUNE

 

Banka e Parë e Investimeve – Albania, një bankë tregtare me rritje të shpejtë, po kërkon të punësojë individë të kualifikuar ne pozicionin e:

 

Specialist në Departamentin e Kartave     

 

Përshkrimi i Punës:

 

Specialisti i Kartave është përgjegjës për:

 

  • Menaxhimin dhe kontrollin e proceseve ditore të transaksioneve me karta, duke siguruar korrektesine e rikonsilimit dhe settlement-it ditor për skemat Visa dhe MasterCard, si dhe trajtimin efektiv të rasteve të dispute dhe fraud, në përputhje me rregullorët përkatëse dhe procedurat e brendshme të bankës.
  • Kryen rikonsilimin ditor të transaksioneve me karta Visa dhe MasterCard ndërmjet sistemeve të brendshme të bankës dhe raporteve të skemave përkatëse.
  • Administron dhe ndjek procesin e settlement-it ditor dhe clearing-ut për të dyja skemat, duke siguruar korrektesine e regjistrimeve financiare.
  • Menaxhon dhe kontrollon proceset operative ditore të transaksioneve me karta, duke siguruar zbatimin korrekt të procedurave të brendshme dhe rregullorëve të skemave.
  • Identifikon, analizon dhe ndjek mospërshtatjet e konstatuara gjatë rikonsilimit dhe settlement-it, duke bashkëpunuar me departamente të tjera për zgjidhjen e tyre.
  • Monitoron transaksionet e kryera me karta për identifikimin në kohë të transaksioneve të dyshimta dhe trajton rastet e mashtrimeve.
  • Përdor sistemet e bankës për monitorimin e mashtrimeve, përgatit dhe modifikon rregullat për identifikimin në kohë të rasteve të dyshimta.
  • Ndjek të gjitha reklamimet për transaksione të dyshimta të raportuara nga kartëmbajtesit dhe tregtaret.
  • Ruan dhe dokumenton cdo rast Dispute dhe Chargeback, përfshire detajet e transaksioneve, komunikimet dhe dokumentacionin përkatës.
  • Mban njohuri të përditësuara mbi legjislacionin, rregulloret dhe udhëzimet që lidhen me kartat, mashtrimet, dispute dhe Chargeback.
  • Përgatit, përditëson dhe dokumenton procedurat që lidhen me rikonsilimin, settlement-in, monitorimin e mashtrimeve dhe proceset e Dispute dhe Chargeback.



 

Kompetenca / Aftësitë:

 

  • Diplomë universitare ne Ekonomi, Finance, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
  • Preferohet eksperiencë e mëparshme në operacione me karta.
  • Njohuri të mira të proceseve Visa & Mastercard, veçanërisht rikonsilim, settlement, dispute dhe fraud.
  • Aftësi analitike të forta dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
  • Aftësi të mira organizative dhe komunikimi.
  • Njohuri shumë të mira të Excel dhe sistemeve bankare.
  • Njohuri e gjuhës angleze (e domosdoshme).

 

Ne ofrojme:

 

  • Mundësinë për t’ju bashkuar ekipit tonë profesional.
  • Paketë financiare konkurruese.
  • Mundësi trajnimi.
  • Zhvillim karriere.

 

Dokumentet e nevojshme:

 

  • CV të përditësuar në Anglisht

 

*Nëse CV-ja nuk është në gjuhën angleze nuk do të merret në konsideratë.

 

Të gjitha pozicionet e lira të punës publikohen në faqen www.fibank.al.

 

Për të aplikuar, të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentet e kërkuara në adresat e mëposhtme të emailit hr@fibank.al brenda datës 02.03.2026.

 

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Fibank deshiron të informojë kandidatët e interesuar se çdo informacion i paraqitur në kuadër të shprehjes së interesit të tyre do të trajtohet me nivelin më të lartë të sigurisë, në përputhje të plotë me ligjin nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, si dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

 

Gjithashtu, me dorëzimin e këtij informacioni, kandidati i interesuar deklaron dhe jep pëlqimin e tij për përpunimin e mëtejshëm së të dhënave personale nga Fibank, ekskluzivisht për përdorim të brendshëm të Bankës dhe vetëm për qëllimin për të cilin ai i ka dhënë vullnetarisht këto të dhëna.