Cashier in Fier

Banka e Parë e Investimeve – Albania, një bankë tregtare me rritje të shpejtë, po kërkon të punësojë individë të kualifikuar ne pozicionin e:

                                                                                                       Arkëtar në Fier

Përshkrimi i punës:

 Arkëtari është përgjegjës për:

  • Shërbimi ndaj klientit i bankës – regjistrimi i të gjitha operacioneve bankare që lidhen me kasën.
  • Kontrolli i operacioneve të parave të gatshme të agjencisë në fund të ditës.
  • Të shërbejë klientët e bankës duke respektuar aktet normative të bankës.
  • Konfidencialitet, kujdes dhe vëmendje në kontrollin e pranimit të valutës së huaj.
  • Pranimi dhe pagesa e shumave
  • Furnizimi i ATM-ve.
  • Blerja dhe shitja e valutës së huaj.
  • Depozitimi dhe marrja e parave të gatshme.
  • Parashikimi i lëvizjeve të parave të degës dhe sigurimi i bilancit të nevojshëm të parave për operacionet ditore.
  • Pagesa e çekut.

Kompentencat / Aftësitë:

  • Diplomë Bachelor (përparësi do t'u jepet kandidatëve që janë diplomuar me profil Ekonomik);
  • Niveli i mirë i gjuhës angleze të folur dhe të shkruar;
  • Prioritetet do t'u jepen kandidatëve që kanë përvojë paraprake në transaksione parash ose përpunim parash;
  • Aftesi te mira komunikimi;
  • Njohuri shumë të mira të programeve të Microsoft Office.

Ne ofrojmë:

  • Mundësinë për t’ju bashkuar ekipit tonë professional.
  • Paketë financiare konkurruese.
  • Mundësi trajnimi.
  • Zhvillim karriere.

 

Dokumentet e nevojshme:

  • CV te përditësuar ne Anglisht 
  • Letër aplikimi

 

*Nëse CV-ja nuk është në gjuhën angleze nuk do të merret në konsideratë.

Të gjitha pozicionet e lira të punës publikohen në faqen www.fibank.al.

Për të aplikuar, të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentet e kërkuara në adresen e mëposhtme të emailit hr@fibank.al brenda datës 04.11.2026.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Fibank deshiron të informojë kandidatët e interesuar se çdo informacion i paraqitur në kuadër të shprehjes së interesit të tyre do të trajtohet me nivelin më të lartë të sigurisë, në përputhje të plotë me ligjin nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, si dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

 

Gjithashtu, me dorëzimin e këtij informacioni, kandidati i interesuar deklaron dhe jep pëlqimin e tij për përpunimin e mëtejshëm së të dhënave personale nga Fibank, ekskluzivisht për përdorim të brendshëm të Bankës dhe vetëm për qëllimin për të cilin ai i ka dhënë vullnetarisht këto të dhëna.