Financial & Operational Risk Management Analyst
BANKA E PARE E INVESTIMEVE – ALBANIA SHA
NJOFTIM PUNE
Banka e Parë e Investimeve – Albania, një Bankë tregtare me rritje të shpejtë, po kërkon të punësojë individë të kualifikuar në pozicionin e:
Analist i Menaxhimit të Rrezikut Financiar dhe Operacional
Përshkrimi i punës:
Analisti i Menaxhimit të Rrezikut Financiar dhe Operacional është përgjegjës për të mbështetur identifikimin, vlerësimin, monitorimin dhe raportimin e rreziqeve operacionale dhe financiare të Bankës, në përputhje me kërkesat rregullatore të Bankës së Shqipërisë, kërkesat e Grupit Fibank, si dhe politikat dhe procedurat e brendshme.
Pozicioni do të fokusohet si në Menaxhimin e Rrezikut Operacional, duke përfshirë ngjarjet e rrezikut operacional, Treguesit e Paralajmërimit te Hershëm, Vetëvlerësimet e Rrezikut dhe Kontrollit (RCSA), masat për zbutjen e rrezikut dhe raportimet përkatëse, ashtu edhe në aktivitetet e Menaxhimit të Rrezikut Financiar, duke përfshirë rrezikun e likuiditetit, rrezikun e normës së interesit, rrezikun e kursit të këmbimit dhe rreziqet të tjera të tregut.
Punonjësi do të monitorojë ekspozimet ndaj rrezikut dhe limitet e brendshme, do të kryejë analiza cilësore dhe sasiore të rrezikut, do të kontribuojë në ushtrimet e stress-testing dhe do të përgatisë raporte periodike dhe raporte të posaçme për Bankën e Shqipërisë, ALCO-n, organet vendimmarrëse të Bankës dhe Këshillin Drejtues.
Pozicioni do të kontribuojë gjithashtu në përgatitjen dhe rishikimin periodik të Procesit të Vlerësimit të Brendshëm të Mjaftueshmërisë së Kapitalit (ICAAP), Procesit të Vlerësimit të Brendshëm të Mjaftueshmërisë së Likuiditetit (ILAAP), Kuadrit të Oreksit ndaj Rrezikut, Planit të Kontigjencës dhe Planit të Rimëkëmbjes, duke koordinuar mbledhjen dhe analizimin e informacionit përkatës nga Departamentet e ndryshme të Bankës.
Punonjësi do të monitorojë ekspozimet e mëdha dhe rreziqet në zhvillim, do të ndjekë zbatimin e masave për zbutjen e rrezikut dhe do të mbështesë përmirësimin e vazhdueshëm të politikave, metodologjive, procedurave dhe kuadrit të raportimit për menaxhimin e rrezikut në Bankë.
Kompetencat / Aftësitë:
- Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Financë, Ekonomiks, Matematikë;
- Të paktën 2 vjet përvojë bankare në Menaxhimin e Rrezikut Financiar ose Raportimit Financiar;
- Aftësitë analitike, financiare dhe të kontabilitetit janë të preferueshme;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizative, punë e mirë në grup, aftësi të forta prezantuese, të jetë i aftë të adaptohet shpejt në një mjedis të ri dhe dinamik;
- Njohuri shumë të mira pune të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar;
- Njohuri shumë të mira të programeve të Microsoft Office.
Ne ofrojmë:
- Mundësinë për t’ju bashkuar ekipit tonë professional;
- Paketë financiare konkurruese;
- Mundësi trajnimi;
- Zhvillim karriere.
Dokumentet e nevojshme:
- CV e përditësuar në Anglisht
*Nëse CV-ja nuk është në gjuhën angleze nuk do të merret në konsideratë.
Të gjitha pozicionet e lira të punës publikohen në faqen www.fibank.al.
Për të aplikuar, të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentet e kërkuara në adresën e e-mailit hr@fibank.al, brenda datës 16 Gusht 2026.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Fibank deshiron të informojë kandidatët e interesuar se çdo informacion i paraqitur në kuadër të shprehjes së interesit të tyre do të trajtohet me nivelin më të lartë të sigurisë, në përputhje të plotë me ligjin nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, si dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
Gjithashtu, me dorëzimin e këtij informacioni, kandidati i interesuar deklaron dhe jep pëlqimin e tij për përpunimin e mëtejshëm së të dhënave personale nga Fibank, ekskluzivisht për përdorim të brendshëm të Bankës dhe vetëm për qëllimin për të cilin ai i ka dhënë vullnetaris