Agency Manager

FIRST INVESTMENT BANK – ALBANIA SHA 

NJOFTIM

FIRST INVESTMENT BANK – ALBANIA SHA njofton për vendin vakant, si më poshte:

 

  1. Emërtimi i pozicionit: Drejtor Dege –   1 pozicion vakant (në Degën Berat) 

  

Përkufizim i përgjithshëm i pozicionit: Pozicioni i drejtorit të degës ka për qëllim përfaqësimin dinjitoz dhe profesional të Fibank në komunitetin e zonës, duke përfshirë individët, bizneset dhe institucionet shtetërore. Përgjegjësia kryesore është ndërtimi dhe ruajtja e raporteve bashkëpunuese me këto grupe. Drejtori i degës duhet të monitorojë dhe të jetë në brendësi të të gjitha zhvillimeve në zonë. Të jetë i aftë të koordinojë stafin në arritjen e objektivave të përbashkëta dhe të kontribuojë në të gjithë rrjetin e degëve me ide dhe sugjerime për përmirësimin e procesesve dhe rritjen e eficencës. Kandidati i përzgjedhur do të ketë një standart të lartë profesionalizmi dhe etikës në punë.

Kompetencat/Aftesite:

  • Të jete i diplomuar në Financë/Ekonomi ose fusha të tjera të ngjashme;
  • Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë pune në sektorin bankar në nivele drejtuese;
  • Aftësi personale drejtuese;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, prezantuese, koordinuese dhe bindëse;
  • Të ketë njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit;
  • Të ketë njohuri të thella per sektorin bankar;

     

Të gjitha pozicionet vakante të punës janë të publikuara në www.fibank.al.

Për aplikim, personat e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet e kërkuara në adresën e mailit të Burimeve Njerëzore hr@fibank.al.

  • CV-në e përditësuar; 
  • Letrën e interesit