Personal Banker

BANKA E PARE E INVESTIME – ALBANIA SHA 

NJOFTIM PUNE

Banka e Pare e Investimeve – Albania, një bankë tregtare me rritje të shpejtë, po kërkon të punësojë individë të kualifikuar ne pozicionin e:

Bankier Personal ne Agjencinë Korcë

Përshkrimi i punës:

Bankieri Personal është përgjegjës për:

  • Regjistrimin dhe kontrollin e proceseve të iniciuara nga klientët në ambjentet e bankës. 
  • Mbajtjen e rregullt të dosjes së klientëve.

Kompentencat / Aftësitë:

  • Diplomë në Ekonomi.
  • Preferohet me eksperiencë pune në banke minimum 2 vite.
  • Kandidati duhet të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi, aftësi bashkëpunuese në grup, aftësi të mira prezantuese, të jetë një person që mëson dhe përshtatet shpejt në një ambjent dinamik.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Njohuri shumë të mira në kompjuter (Paketa Microsoft Office).

Ne ofrojme:

  • Mundesine per t’ju bashkuar ekipit tone professional.
  • Paketete financiare konkurruese.
  • Mundesi trajnimi.
  • Zhvillim karriere.

Dokumentet e nevojshme:

  • CV te perditesuar ne Anglisht 
  • Leter aplikimi

*Nëse CV-ja nuk është në gjuhën angleze nuk do të merret në konsideratë.

Të gjitha pozicionet e lira të punës publikohen në faqen www.fibank.al.

Për të aplikuar, të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentet e kërkuara në adresat e mëposhtme të emailit hr@fibank.al brenda datës 15.09.2025.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Fibank deshiron të informojë kandidatët e interesuar se çdo informacion i paraqitur në kuadër të shprehjes së interesit të tyre do të trajtohet me nivelin më të lartë të sigurisë, në përputhje të plotë me ligjin nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, si dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

Gjithashtu, me dorëzimin e këtij informacioni, kandidati i interesuar deklaron dhe jep pëlqimin e tij për përpunimin e mëtejshëm së të dhënave personale nga Fibank, ekskluzivisht për përdorim të brendshëm të Bankës dhe vetëm për qëllimin për të cilin ai i ka dhënë vullnetarisht këto të dhëna.