Personal Banker with Loan Concentration

BANKA E PARE E INVESTIME – ALBANIA SHA 

NJOFTIM PUNE

 

Banka e Pare e Investimeve – Albania, një bankë tregtare me rritje të shpejtë, po kërkon të punësojë individë të kualifikuar ne pozicionin e:

Bankier Personal me Përqëndrim Kredie në Agjencinë Elbasan

 

Përshkrimi i Punës:

 Bankieri Personal me Përqendrim Kredie është përgjegjës për:

 

  • Asistimi i klientit për të përdorur të gjitha produktet dhe shërbimet që ofron Banka për klientet e biznesit
  • Gjenerimi i shitjeve të reja dhe rritja e portofolit të huas për biznesin dhe klientët individual
  • Përgatitja e aplikimit për hua dhe analiza financiare. 

 

Kompetencat / Aftësitë:

 

  • Diplome universitare në administrim bisnesi, marketing ose financë;
  • Preferohet 2-3 vjet eksperiencë bankare;
  • Kandidati duhet të ketë aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese, bashkëpunim në grup, aftësi të forta prezantuese, të mësojë dhe të adaptohet shpejt në një mjedis të ri;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze në shkrim dhe në të folur;
  • Njohuri shumë të mira të programit Microsoft Office.

 

Ne ofrojme:

 

  • Mundësinë për t’ju bashkuar ekipit tonë profesional.
  • Paketë financiare konkurruese.
  • Mundësi trajnimi.
  • Zhvillim karriere.

 

Dokumentet e nevojshme:

 

  • CV të përditësuar në Anglisht

 

*Nëse CV-ja nuk është në gjuhën angleze nuk do të merret në konsideratë.

 

Të gjitha pozicionet e lira të punës publikohen në faqen www.fibank.al.

 

Për të aplikuar, të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentet e kërkuara në adresat e mëposhtme të emailit hr@fibank.al brenda datës 25.08.2025.

 

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Fibank deshiron të informojë kandidatët e interesuar se çdo informacion i paraqitur në kuadër të shprehjes së interesit të tyre do të trajtohet me nivelin më të lartë të sigurisë, në përputhje të plotë me ligjin nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, si dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

 Gjithashtu, me dorëzimin e këtij informacioni, kandidati i interesuar deklaron dhe jep pëlqimin e tij për përpunimin e mëtejshëm së të dhënave personale nga Fibank, ekskluzivisht për përdorim të brendshëm të Bankës dhe vetëm për qëllimin për të cilin ai i ka dhënë vullnetarisht këto të dhëna.