Personal Banker – Premium Area

BANKA E PARE E INVESTIMEVE – ALBANIA SHA 

 

NJOFTIM PUNE

 

Banka e Pare e Investimeve – Albania, një bankë tregtare me rritje të shpejtë, po kërkon të punësojë individë të kualifikuar ne pozicionin e:

 

Bankier Personal – Premium Area

 

 

Përshkrimi i Punës:

 

  • Prezanton, shpjegon dhe rekomandon shërbimet dhe produktet e bankës klientëve premium në bazë të nevojave të tyre financiare; 
  • Është përgjegjës për qëndrueshmërinë dhe rritjen e marrëdhënieve me klientët ndërmjet sigurimit në kohë të shërbimeve bankare si: transaksionet e pagesave, e-banking, kartat, forex, kredi dhe investime në instrumenta financiare;
  • Vlerëson marrëdhëniet me klientët ekzistues për të maksimizuar produktin e shitjes së kryqëzuar, ndërmjet zbatimit të një plan veprimi në përshtatje me situatën e tyre;   
  • Këshillon klientët mbi produktet bankare që janë të interesuar, përgatit dokumentet për aprovim si dhe gjeneron raportet përkatëse; 
  • Referon klientët tek ekspertët financiarë të brendshëm dhe/ose departamentet përkatëse të bankës në rastet e instrumentave financiare të avancuar atëherë kur është e nevojshme;
  • Kontakton klientët potencial ndërmjet prezantimit të imazhit të Bankës dhe promovimit të produktet të reja të ofruara nga Fibank në tregun kombëtar; 
  • Monitoron dhe trajton pyetjet /ankesat e klientëve premium;
  • Përmbush detyrat në përputhje me rregulloret e Fibank dhe Bankës së Shqipërisë;
  • Është përgjegjës për të ruajtur informacionin konfidencial;
  • Siguron që cilësia më e lartë e shërbimit të ofrohet në ambientet e private banking në çdo kohë. 

 

 

Kompentenca / Aftësi:

 

  • Diplomë Universitare në fushat e biznesit, financës ose shkencave ekzakte.
  • Eksperiencë mbi 3 vjet në sistemin bankar. Eksperienca të ngjashme përbëjnë avantazh.
  • Të ketë njohuri të detajuara për produktet e investimit (në tregun financiar shqiptar dhe më gjerë). 
  • Të ketë njohuri dhe eksperiencë mbi kreditë.
  • Kandidati/ja duhet të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi, aftësi bashkëpunuese në grup, aftësi të mira prezantuese, të jetë një person që mëson dhe përshtatet shpejt në një ambjent dinamik;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Njohuri shumë të mira në kompjuter (Paketa Microsoft Office);

 

 

 

 

Ne ofrojmë:

 

  • Mundësinë për t’ju bashkuar ekipit tonë profesional.
  • Paketë financiare konkurruese.
  • Mundësi trajnimi.
  • Zhvillim karriere.

 

 

Dokumentet e nevojshme:

  • CV të përditësuar në Anglisht

 

*Nëse CV-ja nuk është në gjuhën angleze nuk do të merret në konsideratë.

 

Të gjitha pozicionet e lira të punës publikohen në faqenwww.fibank.al.

Për të aplikuar, të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentet e kërkuara në adresat e mëposhtme të emailit hr@fibank.al brenda datës 31.07.2026.

 

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Fibank deshiron të informojë kandidatët e interesuar se çdo informacion i paraqitur në kuadër të shprehjes së interesit të tyre do të trajtohet me nivelin më të lartë të sigurisë, në përputhje të plotë me ligjin nr. 124/2024, datë 19.12.2024, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, si dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

Gjithashtu, me dorëzimin e këtij informacioni, kandidati i interesuar deklaron dhe jep pëlqimin e tij për përpunimin e mëtejshëm së të dhënave personale nga Fibank, ekskluzivisht për përdorim të brendshëm të Bankës dhe vetëm për qëllimin për të cilin ai i ka dhënë vullnetarisht këto të dhëna.