Monedha
ALL
Payment Account With Basic Services
Llogaria e Pagesës me Shërbime Bazë ofrohet për klientët individualë, banorë të Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga niveli i të ardhurave, statusi i punësimit ose historiku i aftësisë për të paguar. Kjo llogari ofron 50% ulje të tarifave krahasuar me një llogari standarde të pagesës.
Llogaria e Pagesës me Shërbime Bazë/Veçoritë:
- Mund të hapet vetëm për mbajtës individual.
- Mund të hapet vetëm në monedhën LEK.
- Kjo llogari nuk mund të kalojë në tepricë debitore.
- Financimi me produkte krediti nuk është i mundur.
Llogaria e Pagesës me Shërbime Bazë ofron shërbime të ngjashme me një llogari pagesë, si:
- Depozita dhe tërheqje në degë dhe ATM.
- Transferime krediti brenda dhe jashtë bankës në monedhën LEK.
- Pagesa në POS dhe online me kartën debit.
- Debitimi direkt.
- Pagesa periodike.
Shënim: Tarifat për llogaritë bazë janë 50% e tarifave të llogarisë standarde të pagesës.
Ju mund të hapni një llogari rrjedhëse:
- Në çdo degë Fibank
Dokumentat e kërkuara për rregjistrimin si klient:
- Një kartë identiteti
- Ose pasaportë personale
Kushtet e përgjithshme për Llogarinë e Pagesës me Shërbime Bazike:
- Llogaria e pagesës me shërbime bazike me kushte standarde, dhe llogaria e pagesës me shërbime bazike me kushte të lehtësuara për kategoritë të klientëve të cilët përfitojnë nga programet dhe politikat për skemat e ndihmës ekonomike dhe sociale sipas legjislacionit/eve përkatës/e në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
- Për t’u kualifikuar për këtë llogari, klienti nuk duhet të ketë llogari pagesash në banka të tjera.
- Në rast se Banka vërteton se klienti ka dhënë deklaratë të pavërtetë për hapjen e llogarisë së pagesave me shërbime bazike dhe ka një llogari pagesash në një bankë tjetër, Banka nuk i ofron klientit të drejtën e hapjes së një llogarie pagesash me shërbime bazike për një periudhë kohore prej 24 muajsh. Në këtë rast klientit i kërkohet kompensim i komisioneve.