Mortgage Loan Flexy Collateral
Oferta jonë
"Financimi nëpërmjet këtij produkti lejon individët të financohen për një pronë, bazuar në marrëveshjen që banka ka me një shoqëri ndërtimi, pa qënë e nevojshme ofrimi i një pasurie si kolateral nga ana e individit."
• Afati i ripagimit - deri në 20 vjet
• Shuma e pakufizuar e huasë dhe financimi deri në 70% e çmimit të blerjes së pronës kolateral.
• Nuk aplikohet sigurim jete - jo e detyrueshme
• Pagesa në këste të barabarta mujore
• Norma interesi tërheqëse me periudha fikse
Kujdes! Huamarrja kushton para!
Parametrat e kredisë
| Qellimi i kredise | Blerja e një pasurie të paluajtshme nga projektet në ndërtim nga një kompani më të cilën banka ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi. |
| Monedha | EUR, ALL |
| Kohezgjatja maksimale | 240 muaj |
| Shuma maksimale e kredise | Banka financon deri në 70% të çmimit të shitjes së pronës dhe jo më shumë se një vlerë e paracaktuar në kontratën e nënshkruar ndërmjet bankës dhe shoqerisë së ndërtimit.
*10 % e vlerës së përmendur me sipër do të paguhet në momentin e rregjistrimit të pasurisë ne ASHK |
| Kolaterali | Klienti duhet të paraqesë rregjistrimin e kontratës së sipërmarrjes në ASHK. Pronari i pronës së ofruar si kolateral duhet të firmosi si hipotekues. Prona e ofruar si kolateral duhet të bllokohet në radhë të parë në favor të Fibank dhe pa asnjë bllokim tjetër. |
| Pagesa |
|
| Perdorimi i fondeve |
|
| Norma vjetore interesi | Për banim LEKË : 3.49% vitin e parë ;Bono Thesari 12M + 1.99%, jo më pak se 4.99% për vitet në vazhdim Per Shumen maksimale prej 50’000’000 ALL Norma efektive e interest 6.07%
EUR: 2.99% vitin e parë ;Euribor 12M + 2.49%, jo më pak se 4.99 % për vitet në vazhdim Per Shumen maksimale prej EUR 500’000 Norma efektive e interest 6.14 %
LEKË : 3.99% vitin e parë ;Bono Thesari 12M + 2.49%, jo më pak se 4.99% për vitet në vazhdim Per Shumen maksimale prej 50’000’000 ALL Norma efektive e interest 6.13%
EUR: 3.49% vitin e parë ;Euribor 12M + 2.99%, jo më pak se 4.99 % për vitet në vazhdim Per Shumen maksimale prej EUR 500’000 Norma efektive e interest 6.67%
LEKË : 3.99% vitin e parë ;Bono Thesari 12M + 2.99%, jo më pak se 4.99% për vitet në vazhdim Per Shumen maksimale prej 50’000’000 ALL Norma efektive e interest 5.86%
EUR: 3.99% vitin e parë ;Euribor 12M + 2.99%, jo më pak se 4.99 % për vitet në vazhdim Per Shumen maksimale prej EUR 500’000 Norma efektive e interest 6% *Norma e interesit do te jete + 0.75% deri ne momentin e rregistrimit dhe hipotekmimit te prones qe po financohet ne favor the Fibank |
| Shpenzime te mundshme shtese per kredine | Kostot shtesë që paguhen nga kredimarrësi të cilat nuk janë përfshirë në koston totale të kredisë: • tarifat për noterizimin e kontratave të kredisë dhe hipotekës • tarifat shtetërore të bllokimit të kolateraleve në favor të Bankës; • tarifa e vlerësimit të pronës |
| Komision aplikimi |
Paguhet në momentin e aplikimit |
| Mbyllja e parakoheshme e kredise | Në rast se huamarrësi dëshiron te ushtrojë të drejtën e tij për të shlyer para kohe një pjesë ose të gjitha detyrimet e tij sipas marrëveshjes së huase, huamarrësi do të paraqesë një kërkese me shkrim në Bankë që përmban madhësine e shumës së ripagimit dhe datën në të cilën huamarrësi dëshiron të shlyeje një shumë të tillë. |
| Komisioni i shlyerjes se parakohsheme eshte |
|
| Pas shlyerjes se pjesshme te kredise nje nga opsionet e meposhtme eshte ne dispozicion sipas zgjedhjes se huamarresit | • zvogëlimin e shumës së këstit të kredisë dhe mbajtja e të njëjtit maturitet të kredisë • zvogëlimim e maturitetit të kredisë dhe mbajtjen e të njëtit këst kredie; • një kombinim i të dy opsioneve të përshkruara me sipër. |
| Komision manaxhimi | 1.25% mbi shumën e kredisë |
Procedura e aplikimit dhe dokumentet
Dokumenta personale për kredimarrësin, bashkëkredimarrësin, garantorin
- Karta e identitetit ose pashaporta
- Çertifikata familjare, çertifikata personale (të gjeneruara nga e-albania)
- Vërtetimi nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të gjeneruar nga ealbania)
- Në rast se ka ekspozime – kontrata me bankat e tjera ose institucioneve të tjera financiare
Ne rast se të ardhurat nga person fizik:
- Ekstrakti QKR-së për biznesin (gjeneruar nga e-albania)
- Bilanci; pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve; deklarata e tatim fitimit të thjeshtuar
- Pagesat e taksave, të sigurimeve shoqërore & shëndetësore (gjeneruar)
- Kopjet e kontratave të kredive, overdraftit, leasing-u, kontratat e garancisë, etj., si dhe statusi aktual i borxhit nga bankat e tjera."
Dokumentat e kerkuara per kompanine e ndertimit:
• Leja e ndërtimit per projektin ku ndodhet prona që do të financojme
• Marrveshja me pronarët e truallit
• Dokumentat ligjore të kompanisë (QKR, NIPT)
• Dokumentat financiar
