National Currency Fund Transfers

Ju keni mundësi për të urdheruar pagesa nga çdo degë e Bankës pavarësisht nga dega ku është e hapur dhe menaxhuar llogaria juaj. Ju mund të merrni ose të urdhëroni transferime fondesh nga/në llogarinë e Fibank nga një transferte ndërbankare, nga/në një llogari bankare nëpërmjet sistemit kombëtar të pagesave AECH ose nëpërmjet sistemit të shlyerjes në kohë reale (AIPS). Ju vetëm duhet të dini numrin e llogarisë bankare ndërkombëtare (IBAN), emrin e përfituesit dhe duhet të plotësoni një urdhër pagese për transferimin e fondeve.

  • Transferimet e fondeve brënda bankës përfaqësojnë pagesa midis llogarive të klientëve të First Investment Bank dhe ato ekzekutohen në kohë reale.
  • Pagesat nëpërmjet sistemit AECH (Albanian Electronic Clearing House) ekzekutohen ndërmjet llogarive të klientëve në banka të ndryshme për shumat deri ose te barabarta  me 10 000 000 lekë. Transfertat ekzekutohen brënda dites ose në ditën pasardhëse të punës, në varësi të kohës kur është urdhëruar transferta.
  • Pagesat nëpërmjet sistemit AIPS-it (Real-Time Gross Settlement) janë pagesa në monedhën vendase për shuma mbi 10 000 000 lekë, ose për shuma të vogla, me një kërkesë të vecantë nga ana e klientit. Transfertat ekzekutohen brënda dites ose në ditën pasardhëse të punës, në varësi të kohës kur është urdhëruar transferta në përputhje me Kushtet e Punës në fuqi të Bankës.