0800 0111
AL
Banka e Parë e Investimeve është një partner aktiv i biznesit të vogël dhe të mesëm. Banka zhvillon produkte të specializuara të huave dhe skema të përshtatshme financimi për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të cilat do të mbështesin rritjen dhe zhvillimin e tyre.
Banka e Parë e Investimeve ofron mundësi të ndryshme për kreditimin e prodhuesve, tregtarëve dhe punonjësve të pavarur. Zgjedhja e huasë varet nga objektivat e biznesit që keni vendosur. Ju mund të merrni kredi që i përshtatet më së miri nevojave tuaja pasi të jeni konsultuar me një oficer kredie të bankës.
Banka e Parë e Investimeve lëshon të gjitha llojet e Garancive Bankare dhe Letër Kreditë në emër të klientëve të saj në mënyrë që transaksionet tuaja të jenë më të sigurta.
Financim deri në 100% të planit të investimit, me shumën deri në 25 milionë lekë dhe afat shlyerjeje deri në 8 vjet.
Faktoringu është një transaksion për transferimin e të arkëtueshmeve nga faturat tregtare që vijnë nga furnizimi i mallrave ose ofrimi i shërbimeve nën kushtet e pagesës së shtyrë, si brenda ashtu edhe jashte vendit.
Instrumenta
Tarifa
Buletini i Interesave
Kontaktet dhe rrjeti i degëve