Common Reporting Standard (CRS)
Standarti i Përbashkët i Raportimit (SPR)
Të nderuar klientë,
Në kuadër të zbatimit të ligjit Nr. 4/2020, datë 30.01.2020, për “Shkëmbimin Automatik të Informacionit të Llogarive Financiare”, Banka a Parë e Investimeve - Albania Sh.a./First Investment Bank - Albania sh.a., është e angazhuar në përmbushjen e dispozitave të përcaktuara nga ky ligj.
Banka e Parë e Investimeve - Albania Sh.a., në kuadër të zbatimit të dispozitave të ligjit dhe akteve nënligjore të nxjerra në funksion të tij, ka detyrimin për të raportuar pranë administratës tatimore, të dhënat e rezidencës tatimore të llogarimbajtësve.
Për këtë arsye, jeni të lutur të njiheni me kërkesat e këtij ligji dhe të paraqiteni pranë Degëve tona për të plotësuar Formularin e vetë-deklarimit të të dhënave tatimore. Gjithashtu, Formulari i vetë-deklarimit mund të shkarkohet duke klikuar në link-un perkatës në këtë faqe, të plotësohet, nënshkruhet dhe më pas të dërgohet personalisht në një prej Degëve të Bankës sonë.
Përmbushja e kërkesave të ligjit nr 4/2020 për Shkëmbimin Automatik të Informacionit është detyrim ligjor për të gjithë klientët e bankave të nivelit të dytë në Shqipëri. Mos raportimi apo raportimi i pasaktë konsiderohet shkelje administrative referuar detyrimeve të parashikuara në nenin 12 të Ligjit nr 4/2020.
Informacione të mëtejshme në lidhje parashikimet e ligjit të sipërpërmendur mund të gjenden në faqen zyrtare të D.P.T.-së, në linkun vijues: https://www.tatime.gov.al/c/6/455/shkembimi-automatik-i-informacionit, ndërsa informacione në lidhje me Standardin e Përbashkët të Raportimit të OECD mund të gjenden në Portalin e Shkëmbimit Automatik të OECD-së:https://www.oecd.org/tax/automatic-exchange/about-automatic-exchange/.
Faleminderit qe keni zgjedhur Fibank!
Këtu mund të shkarkoni formularët e vetë-deklarimit.